Talks
- 2024
- Mali i Zi në fotografitë e Studios Marubbi
- Kur të rinjtë shkodranë nisën të ëndërrojnë të bëhen piktorë
- Marubi si shkrimtar
- Felice Beato dhe Adolfo Farsari: Fotografë dhe sipërmarrës në Yokohama
- Gjyqet si përvojë muzeale
- Topografi e vendeve të kujtesës në qytetin e Shkodrës
- 2023
- Kolodiumi i lëngshëm: një proces fotografik mbi 170 vjeçar
- Arkivi Alinari: 'Jeta e re' e arkivit fotografik më të vjetër në botë
- Muzika arumune-vllehe: shtigje njohëse
- Vëllezërit Manaki: Piktorët me dritë të Ballkanit
Vëllezërit Manaki: Piktorët me dritë të Ballkanit
Igor Stardelov, drejtor i Arkivit të Filmit në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut
Biseda me studiuesin Igor Stardelov hodhi dritë mbi jetën dhe veprën e vëllezërve Janaki e Milton Manaki që prej vendlindjes së tyre në fshatin Avdela të Epirit, vendosjen e tyre në Janinë e më pas në Manastir; ekspozitën e Bukureshtit (1906) ku u nderuan me medalje të artë e deri tek udhëtimet në Vjenë, Paris dhe Londër për të blerë kamerën e parë, Bioscope 300.
Stardelov trajtoi edhe restaurimin digjital e analog të filmave të Manakëve pranë Kinotekës së Maqedonisë së Veriut, ku ai mban pozicionin e përgjegjësit të departamentit për ruajtjen e materialeve audiovizuale.Sot vepra e tyre fotografike e kinematografike i përket trashëgimisë kulturore ballkanike, evropiane e mbarë botërore.
*Biseda ishte pjesë e programit të Ditëve të Trashëgimisë Kulturore Evropiane kushtuar ekspozitës dhe krijimtarisë së Vëllezërve Manaki. *