Marubi si shkrimtar

Ardian Ndreca

Arti i fotografisë ka një valencë të dyfishtë, nga njëra anë ai shpalosë një “strategji narrative” të veçantë që përdorë dritën dhe nga ana tjetër aktivizon shkrimin e qytetit nëpërmjet gjallërimit të imagjinatës sonë. Fotografia e Marubit rekuperon një dimension të mëtejshëm që shkrimtari nuk ka mundësi ta rrëfejë aq drejtpërdrejt me mjetet që disponon. Aktivizimi i këtij niveli makrotekstual bën që artisti fotograf të kthehet në një shkrimtar “sui generis” dhe rrëfimi i tij të ngërthejë trajta bindesë dhe thellësi intime edhe pas shumë dekadash.