Talks
- 2024
- Mali i Zi në fotografitë e Studios Marubbi
- Kur të rinjtë shkodranë nisën të ëndërrojnë të bëhen piktorë
- Marubi si shkrimtar
- Felice Beato dhe Adolfo Farsari: Fotografë dhe sipërmarrës në Yokohama
- Gjyqet si përvojë muzeale
- Topografi e vendeve të kujtesës në qytetin e Shkodrës
- 2023
- Kolodiumi i lëngshëm: një proces fotografik mbi 170 vjeçar
- Arkivi Alinari: 'Jeta e re' e arkivit fotografik më të vjetër në botë
- Muzika arumune-vllehe: shtigje njohëse
- Vëllezërit Manaki: Piktorët me dritë të Ballkanit
Topografi e vendeve të kujtesës në qytetin e Shkodrës
Tea Çuni dhe Pjerin Mirdita
Në kuadër të programit të hartuar për ekspozitën e përkohshme “Gjyqet”, biseda e parë iu kushtua njërit prej institucioneve të para të kujtesës në Shqipëri, “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” i konceptuar në ambientet e ish Degës së Brendshme së Shkodrës, godinë që iu sekuestrua nga regjimi komunist, Etërve Françeskanë asokohe.
Trajtesa e Tea Çunit, ish punonjëse në këtë insitutucion, sot përgjegjëse e sektorit të komunikimit dhe promovimit në Muzeun Marubi dhe Pjerin Mirditës, përgjegjes i “Vendi i Dëshmisë i Kujtesës”, prezantoi hapat e para të ndërtimit të një hapësire ekspozimi ku përmes dokumenteve dhe artefakteve gjurmohet vala e parë e persekutimit komunist, periudhë kjo që përkon edhe me shtrirjen kohore të ekspozitës “Gjyqet”.
Nisur nga kjo hapësirë duke u shtrirë në vazhdim tek Harta e Burgjeve të Shkodrës, biseda kërkoi të ndërtonte një topografi të vendeve të kujtesës bashkë me historitë e narracionin e secilit prej tyre, e që kanë shënjuar, në mënyrë të pashlyeshme, kujtesën e vetë qytetit.