Essays

Çfarë është programi I eseve?

Programi i eseve është menduar si një platformë online kushtuar historisë së artit dhe zhvillimeve bashkëkohore të fotografisë. Program synon nxitjen e kritikës dhe hulumtimin e arkivave vendore dhe të rajonit të ballkanit, me qëllim krijimin e një rrjeti me bazë teorike mbi argumentet që paraqet marrëdhënia me imazhin dhe fenomenet e tij.

Pjesëmarrësit

Pjesëmarrësit në programin e eseve mund të jenë stafet e muzeve në Shqipëri dhe rajon. Gjithashtu, ftohen të bëhen pjesë e kësaj platforme të gjithë ata individë të cilët kanë në vëmendje kërkimin shkencor mbi fushën e historisë së artit dhe fotografisë, duke krijuar profilin e tyre në platformën tonë.

Si mund të merrni pjesë

Propozimet duhet të përfishijnë:

• një përmbledhje të shkurtër të konceptit të esesë me maksimumi 300 fjalë;
• një CV (me të dhëna mbi botimet, artikujt dhe kumtesat shkencore të mëparshme);
• eseja nuk duhet të përmbajë më shumë se 1500 fjalë dhe 10 imazhe reference;

Propozimet mund t’i dërgoni në postën elektronike të muzeut info@marubi.gov.al Përgjigja do jetë brënda 10 ditëve nga marrja e propozimit.