Talks
- 2024
- Mali i Zi në fotografitë e Studios Marubbi
- Kur të rinjtë shkodranë nisën të ëndërrojnë të bëhen piktorë
- Marubi si shkrimtar
- Felice Beato dhe Adolfo Farsari: Fotografë dhe sipërmarrës në Yokohama
- Gjyqet si përvojë muzeale
- Topografi e vendeve të kujtesës në qytetin e Shkodrës
- 2023
- Kolodiumi i lëngshëm: një proces fotografik mbi 170 vjeçar
- Arkivi Alinari: 'Jeta e re' e arkivit fotografik më të vjetër në botë
- Muzika arumune-vllehe: shtigje njohëse
- Vëllezërit Manaki: Piktorët me dritë të Ballkanit
Kur të rinjtë shkodranë nisën të ëndërrojnë të bëhen piktorë
Eleni Laperi
Kur nis të punosh për të njohur jetën e një artisti si Kolë Idromeno, kupton se sa e rëndësishme është të saktësosh faktet, të dish të ndash legjendën nga realiteti historik, të shpëtosh nga prirja për ta zbukuruar realitetin. Madje edhe legjendave të duhet t'u gjesh shkaqet historike, që i krijuan.
Këto janë pika-kyç që shënjojnë procesin e njohjes, të dokumentimit të zhvillimeve historike, gjeo-politike, ekonomike e kulturore, të cilat krijuan kushtet, që në Shkodër të hapej e para studio e fotografisë dhe e para atelie e artit realist shqiptar. Vetëm pas një procesi të tillë mund të shpjegohet përse ishte Shkodra e para, që u bë djepi i artit realist shqiptar, përse Kolë Idromeno u bë artisti i parë realist shqiptar dhe përse do ishin të rinjt shkodranë të parët ndër shqiptarët, që nisën të ëndërronin të bëhen piktorë.