Talks
- 2024
- Mali i Zi në fotografitë e Studios Marubbi
- Kur të rinjtë shkodranë nisën të ëndërrojnë të bëhen piktorë
- Marubi si shkrimtar
- Felice Beato dhe Adolfo Farsari: Fotografë dhe sipërmarrës në Yokohama
- Gjyqet si përvojë muzeale
- Topografi e vendeve të kujtesës në qytetin e Shkodrës
- 2023
- Kolodiumi i lëngshëm: një proces fotografik mbi 170 vjeçar
- Arkivi Alinari: 'Jeta e re' e arkivit fotografik më të vjetër në botë
- Muzika arumune-vllehe: shtigje njohëse
- Vëllezërit Manaki: Piktorët me dritë të Ballkanit
Arkivi Alinari: 'Jeta e re' e arkivit fotografik më të vjetër në botë
Claudia Baroncini - Drejtoreshë e Fondazione Alinari Fotografia, Giorgio van Straten - President i Fondazione Alinari Fotografia
Muzeu “Marubi” mirëpriti Fondacionin “Alinari” për prezantimin e Arkivit Alinari, njërit prej koleksioneve fotografike më të mëdhenj e më të vjetër në botë, i përbërë prej më shumë se 5,000,000 artefaktesh që datojnë nga viti 1841 e deri në ditët tona, pjesë e qindra fondeve, arkivave dhe koleksioneve me rëndësi për historinë e fotografisë botërore, jo vetëm asaj italiane. Që nga viti 2019 kjo trashëgimi e çmuar që e ka origjinën e saj në Firence, në vitin 1852, pranë Repartit Fotografik të Vëllezërve Alinari, është një e mirë publike, e blerë nga Rajoni i Toskanës i cili e administron, e ruan dhe e promovon përmes Fondacionit Alinari për Fotografinë. Tre vite mbas themelimit të tij, presidenti dhe drejtoresha e këtij fondacioni të ri na njohën me “Jetën e Re” të këtij arkivi antik: projektet e realizuara, ata në vazhdim dhe projekte e ardhshme për t’ju hapur publikut përmes kërkimeve, restaurimeve, katalogime, digjitalizimeve, ekspozitave dhe iniciativave publike të realizuara falë bashkëpunimeve me realitete të tjera si ai i Muzeut Marubi, shumë i afërt me Alinarin për nga historia, materialet dhe aktiviteti.
Në fund të prezantimit, mes drejtuesve të Muzeut Marubi e Fondacionit Alinari, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi.
*Ky aktivitet u mbështet nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë. *