Çfarë masash shtesë ka ndërmarrë Muzeu Marubi në kuadër të pandemisë COVID-19?

→ Për tokë do të gjeni disa shenja që ju tregojnë distancën që duhet të ruhet gjatë vizitës në muze.
→ Muzeu pastrohet disa herë brenda ditës për të siguar një nivel të lartë të higjienës.
→ Sapunët dhe disinfektantët e duarve me alkool janë të disponueshëm për vizitorët dhe stafin.
→ Përdorimi i tualeteve mund të limitohet në varësi të numrit të vizitorëve dhe nevojave për pastrimin e vazhdueshëm të tyre.
→ Ashensori mund të përdoret vetëm nga personat me aftësi të kufizuara dhe shoqëruesit e tyre.

Çfarë rregullash shtesë duhet të ndjek ndërsa vizitoj Marubin gjatë periudhës së pandemisë COVID-19?

→ Mbajtja e maskës dhe dizinfektimi i duarve në hyrje janë të detyrueshëm gjatë vizitës në muze.
→ Nuk lejohen më shumë se 10 vizitorë në hapësirat e ekspozitave.
→ Për të evituar kontaktin me personelin e muzeut, ju mund të blini biletën tuaj online
→ Ruani distancën 1.5 m metër me njëri-tjetrin.

A është muzeu i aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara?

Muzeu është lehtësisht i vizitueshëm edhe nga personat me aftësi të kufizuara, edhe nëse janë të pashoqëruar. Hyrja, me një këmbë shkallë, nuk është e pajisur me rampë, por në këtë rast, stafi i muzeut do të kujdeset për aksesin e vizitorit. Ashensori si dhe tualetet janë konceptuar sipas nevojave të personave me aftësi të kufizuara duke krijuar hapësira të mjaftueshme edhe për shoqëruesit e tyre.

A ka Marubi dyqan?

Aktualisht Muzeu nuk ka dyqan dhe nuk shet produkte dhe botime, por puna për ngritjen e tij është në proces.

Çfarë ekspozitash ka muzeu?

Krahas ekspozitës së përhershme kushtuar fotografëvë të dinastisë Marubi, muzeu organizohen disa ekspozita të përkohshme brenda vitit të cilat mund t’i konsultoni në link web.

Sa kushton bileta?

Në këtë link do të gjeni kategoritë e ndryshme të biletave link

Ku mund të blej biletën online?

myticket.al

Çfarë parashikon programi i edukimit i Muzeut Marubi dhe si mund të marrë pjesë fëmija im?

Ky program parashikon aktivitete edukative me në qendër fotografinë. Aktivititet organizohen kryesisht në bashkëpunim me shkolla apo institucione të tjera, por muzeu organizon e lajmëron edhe aktivitete të tjera ku prindërit mund t’i nënshkruajnë fëmijët duke nisur një email me subjekt titullin e aktivitetit në info@marubi.gov.al ose duke u paraqitur në muze për të plotësuar formularin e pjesëmarrësjes.

Jam një edukator/e, mësues/e dhe dëshiroj të vizitoj Marubin me klasën time. A paguajnë nxënësit biletë?

Në kuadër të programit Edukimi përmes Kulturës, i nënshkruar nga Ministria e Kulturës dhe ajo e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, mësuesit/edukatorët mund të prenotojnë vizitën e klasës që shoqërojnë dhe në këtë rast, hyrja është pa pagesë për parashkollorët/nxënësit dhe stafin pedagogjik. Në momentin e paraqitjes në muze, mësuesi/edukatori shoqërues duhet të paraqesë një listë emërore të nxënësve të firmosur nga drejtori i shkollës. Në mungesë të saj, hyrja do të jetë me biletë sipas kategorisë së parashikuar.
Për prenotimin e vizitës, mund të na shkruani në info@marubi.gov.al, tel: +355 22 400 500 ose të paraqiteni pranë recepsionit të muzeut.

A ka guidë muzeu?

Muzeu nuk ka guidë, por informacionet për ekspozitat janë të detajuara në tekste, broshura e materiale video në mënyrë që çdo vizitor të mund të marrë informacionin e nevojshëm nga vizita në muze.