Talks
- 2024
- Mali i Zi në fotografitë e Studios Marubbi
- Kur të rinjtë shkodranë nisën të ëndërrojnë të bëhen piktorë
- Marubi si shkrimtar
- Felice Beato dhe Adolfo Farsari: Fotografë dhe sipërmarrës në Yokohama
- Gjyqet si përvojë muzeale
- Topografi e vendeve të kujtesës në qytetin e Shkodrës
- 2023
- Kolodiumi i lëngshëm: një proces fotografik mbi 170 vjeçar
- Arkivi Alinari: 'Jeta e re' e arkivit fotografik më të vjetër në botë
- Muzika arumune-vllehe: shtigje njohëse
- Vëllezërit Manaki: Piktorët me dritë të Ballkanit
Felice Beato dhe Adolfo Farsari: Fotografë dhe sipërmarrës në Yokohama
Rossella Menegazzo, konsulente shkencore e ekspozitës
Historia e dy fotografëve italianë Felice Beato dhe Adolfo Farsari të cilët mbërrijnë në Japoni në gjysmën e dytë të shekullit XIX, flet për udhëtimin, kreativitetin, sipërmarrjen, për artin dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Imazhet fotografike që ata kanë lënë pas, pjesërisht të koleksionuara në Arkivat Alinari në Firence, na dëshmojnë për tradita e zakone të një vendi që sapo ishte njohur me teknikën e fotografisë e me potencialin që ky mjet i ri kishte në kontekstin e një qyteti të gjallë portual si Yokohama. Beato dhe Farsari e transformojnë fotografinë në një produkt artistik me shtrirje të gjërë dhe kontribuojnë në formimin e gjeneratave të para të fotografëve japonezë duke shënjuar kështu edhe historinë botërore të fotografisë.
Ky aktivitet u mbështet nga Fondazione Alinari per la Fotografia dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.