Hyrja në ekspozita është e mundur vetëm me blerjen e biletës pranë recepsionit ose online në www.mytickets.al
Vizitorët mund të lenë sendet e tyre personale në hapësirën e raftave. Në çdo rast, Muzeu nuk është përgjegjës për humbjen apo vjedhjen e objekteve.
Është i ndaluar aksesi në hapësirën muzeale siç përmendet më poshtë: valixhe më të madha se 25 cm × 15 cm
→ karroca për fëmijë
→ objekte të mprehta dhe armë zjarri
→ kafshë shtëpiake
→ ushqim dhe pije.
Kjo listë nuk e plotë ndaj për pyetje të tjera, mund t’i drejtoheni personelit të recepsionit ose të na nisni paraprakisht një email në info@marubi.gov.al
Nuk lejohet pirja e duhanit në hapësirën muzeale
Në oborrin e brendshëm të muzeut, lejohet konsumimi i ushqimeve dhe pirja e duhanit.
Nuk lejohet huazimi i librave të bibliotekës së muzeut. Ata mund të konsultohen vetëm në muze.
Gjatë vizitës, duhet të ruhet një qëndrim dhe sjellje e përshtatshme konform polikave të mirësjelljes në hapësirat publike, Vizitori duhet gjithashtu të mbajë qetësi për të mos shqetësuar vizitorët e tjerë.
Fëmijët nën moshën 14 vjeç duhet të shoqërohen nga prindërit ose edukatorët/mësuesit.
Vizitori paguan për dëmet që mund të shkaktojë gjatë vizitës në muze konform ligj.
Është i lejuar fotografimi i hapësirës muzeale.
Në rast të kushteve të rrezikshme për sigurinë e vizitorit ose stafit të muzeut apo në kuadër të instalimit të ekspozitave të reja, hapësira e muzeut do të qëndrojë e mbyllur e në këtë rast vizitori do të njoftohet paraprakisht nga muzeu përmes komunikimit në faqen web, email e media sociale.
Pranë tavolinës së recepsionit gjendet një anketë lidhur me vizitën në muze. Plotësimi i saj do të ndihmonte në përmirësimin e cilësisë së shërbimit.
Për çdo sugjerim apo ankesë që lidhet me muzeun, vizitori mund të kontaktojë në info@marubi.gov.al
Vizitorit që refuzon t’i përmabahet rregullores, do t’i kërkohet të largohet nga muzeu. Në rast refuzimi, do të kontaktohen policia.
Të gjitha normat më sipër janë konform ligjit shqiptar