Homeward

550340461_1253963583436550_2348762593612315885_n.jpg

Homeward e merr titullin nga një udhëtim simbolik drejt shtëpisë, një topos i përbashkët kujtese dhe identitetesh që pulsojnë energji. Shtëpia këtu nuk është domosdoshmërisht një vend i caktuar, por një ndjesi përkatësie, një lëvizje e formësuar nga institucione dhe individë që krijojnë, bashkëpunojnë dhe shkëmbejnë ide mbi të qenurit artist në ditët e sotme. Ekspozita shpaloset si një yjësi, ku identitetet dhe kujtimet mbruhen më shumë nga marrëdhëniet sesa nga hapësirat.

Homeward hapet nën shenjën e artit për dhjetë vjetorin e Art House, një angazhim për ndërtimin e një komuniteti ku artistët, profesionistët e artit dhe komuniteti vendas rriten së bashku përmes të mësuarit, mbështetjes dhe shkëmbimit. E themeluar si një gjest bujarie për komunitetin vendas, Art House mishëron angazhimin e qëndrueshëm të familjes Paci me artin bashkëkohor dhe diskursin artistik, përmes bashkëjetesës hibride të privates me publiken. Kjo ekspozitë fton në reflektim mbi dhjetë vjet rritjeje të përbashkët, ndërsa imagjinon të ardhmen e Art House si një organizëm që gjallon brenda komunitetit vendas.

Homeward reflekton gjithashtu kthimin jo thjesht në një vend, por edhe në një frymë krijimi të përbashkët. Tridhjetë e tre artistë bashkohen si një ansambël polifonik. Veprat e tyre rezonojnë me çështje të identitetit, dashurisë, historisë, kufijve, drejtësisë klimatike dhe dhunës në familje, të shënjuara nga flukset e diasporës dhe përvojat në ndryshim të emigrimit dhe të shtëpisë. Këta zëra manifestohen përmes një shumësie mediumesh si piktura, performanca, instalacioni, skulptura dhe imazhet në lëvizje.

Artistët pjesëmarrës kanë qenë pjesë e komunitetit vendas përgjatë katër edicioneve të rezidencës Art House School, një nga programet kryesore të Fondacionit për fuqizimin e artistëve të rinj nga rajoni. Programi ndër vite ka ofruar një model alternativ shkollimi, jo si një transferim vertikal dijesh nga mësuesi te nxënësi, por si një shkëmbim përvojash, reflektimesh dhe praktikash midis pjesëmarrësve. Me këtë rast, artistët rikthehen të gjithë së bashku në Shkodër, duke sjellë me vete zgjedhjet, rrugëtimet dhe përvojat e mbledhura që prej atëherë. Krahas tyre, ekspozita nderon kujtimin e një të ftuari të veçantë që është njëkohësisht edhe mikpritësi i saj: Ferdinand Paci (1940–1975). Vizatimet e artistit lidhin të kaluarën dhe të tashmen, duke kujtuar ndarjen e tij nga jeta pesëdhjetë vjet më parë. Prania e tij shfaq një marrëdhënie prekëse midis brezave, duke ndërlidhur kujtesën, trashëgiminë dhe vijimësinë.

Në përputhje me përkushtimin e Art House ndaj sinergjive lokale dhe vetë qytetit, ekspozita i hapet qendrës së qytetit, përmes hapësirave private dhe publike, laike dhe fetare. Nga shtëpia e saj, në Art House, ajo shtrihet në Auditorin Françeskan, Muzeun Kombëtar të Fotografisë "Marubi" dhe Galeria e Arteve të Shkodrës, bashkëpunëtorë të afërt të këtyre viteve. Me këtë rast, një hapësirë ​​e re i ofrohet qytetit: ndërtesa e Radio Shkodrës, e shndërruar për herë të parë në një hapësirë ekspozuese e cila mirëpret një ekspozitë me rëndësi historike për artin shqiptar.

Homeward është një udhëtim drejt rrënjëve të asaj që vuri gjithçka në lëvizje. Dhe ja ku jemi përsëri me të njëjtën frymë angazhimi, por më të ditur dhe më të pasur, falë të gjithë atyre që kanë kontribuar ndër vite, duke bashkë-krijuar trashëgiminë e saj. Por, a mund t'i imagjinojmë tani dhjetë vitet e ardhshme? Ndoshta jo tërësisht, por sigurisht që po.

Luçjan Bedeni, Tea Paci, Zef Paci, Niovi Zarampouka-Chatzimanou

Broshura e ekspozitës

Homeward_Poster-print.jpg

Kreditë e ekspozitës

  • Një ekspozitë nga

    Fondacioni “Art House”

  • Kuruar nga

    Luçjan Bedeni, Tea Paci, Zef Paci, Niovi
    Zarampouka-Chatzimanou

  • Në bashkëpunim me

    Galeria e Arteve e Shkodrës

    Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”

    Radio Shkodra

    Auditori françeskan

  • Prodhuar nga

    Kube Studios

  • Dizajn i Ekspozitës & Instalimi

    Kube Studios

  • Koordinatore e ekspozitës

    Tereza Çuni

  • Përkthimi

    Tereza Çuni

  • Redaktore

    Melisa Ballata

  • Projekti grafik

    Sindi Karaj

  • Mikpritja

    Melisa Ballata

  • Finance assistant

    Arvina Dibra

  • Printimi i veprave fotografike

    Dritan Mero

  • Mediat Sociale

    Blerina Kanxha

  • Asistentë Produksioni

    Edinjo Jahja
    Astrit Sula

  • Support Teknik

    Arenc Kasharaj

  • Print

    Shtypshkronja “Shkodra”

  • Sponsorizuar

    Ministry of Economy, Culture and Innovation (MEKI)
    Delegation of the European Union to Albania
    International Cultural Weeks
    Embassy of the Federal Republic of Germany
    Istituto Italiano di Cultura di Tirana
    Goethe Zentrum
    Albanian Radio and Television
    University of Shkodër “Luigj Gurakuqi”
    Municipality of Shkodër
    MiramART
    Mrizi i Zanave

Ekspozita tjera
PAZARI.jpg
Pazari i Humbur i Shkodrës
Të përkohshme
008.png
Venus!
Të përkohshme
02_Starkfield Lane_SHARP.jpg
Gregory Crewdson
Të përkohshme
456381475_950651243767787_7822894754302734886_n.jpg
Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno:
Të përkohshme
uploads-433862126_845869540912625_7907432387360346622_n_7dee54da94.jpg
Felice Beato dhe Adolfo Farsari
Të përkohshme
uploads-1946_6x6_1551_Musine_Kokalari_b8e3a47f80.jpg
Gjyqet - Një hulumtim në arkivin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare
Të përkohshme