Nadar
Mes rregullave dhe tekave
–
Dy vëllezërit Félix dhe Adrien Nadar kanë shënuar fillimet e portretit fotografik në Francën e shekullit XIX. Nën Republikën e Tretë, Paul Nadar trashëgon zanatin e të atit Félix duke vijuar kështu aventurën familjare të studios fotografike më të rëndësishme në Europë deri në gjysmën e shekullit XX. Arkivat e tyre u blenë nga shteti francez në vitin 1950 dhe numërojnë mbi 120.000 xham negativë të ruajtuar nga Médiathèque de l’Architecture et du Patrimoine, një koleksion me portretet e të famshmëve francezë dhe të huaj. Paralelizmi me historinë e dinastisë Marubi është unik si për nga risitë teknologjike e komerciale ashtu edhe për nga trashëgimi i zanatit dhe ndërtimi i një kujtese vizuale. Paul Nadar është bashkëkohës i Kel Marubit e më pas Gegë Marubi vjen për të studiuar në Paris në vitin 1923. Nadar dhe Marubi janë dy emra që dëshmojnë rëndësinë e trashëgimisë fotografike në Europë.
Kjo ekspozitë propozon një përshkim në zhvillimin e fotografisë në kohën e Paul Nadar që na tregon se si portreti klasik i « burrave të mëdhenj » të shekullit XIX, i shpikur nga Félix, i la vend suksesit të fotografisë së aktorëve dhe aktoreve të teatrit duke filluar që nga fundi i shekullit XX. Tregtia e portretit kalon nga kthjellësia në fantazi duke na rrëfyer zhvillimin e një shoqërie ku kodet e famës kanë ndryshuar.
Kreditë e ekspozitës
- Kuruar nga
Michel Poivert
- Mbështetur nga
Jeu de Paume, Paris
Ministria e Kulturës e Shqipërisë
Médiathèque de l’architecture et du patrimoine
Ministria e Kulturës e Francës - Mbështetur nga
Jeu de Paume, Paris
Ministria e Kulturës e Shqipërisë
Médiathèque de l’architecture et du patrimoine
Ministria e Kulturës e Francës





