Dinastia Marubi
Njëqind vite të studios fotografike shqiptare
–
Në ekspozitën Dinastia Marubi – Njëqind vite të studios fotografike shqiptare, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” do të paraqesë një përzgjedhje imazhesh nga arkiva (1856- 1959) që kanë qenë pjesë e ekspozitës me të njëjtin titull të hapur në Muzeun e Fotografisë Foam Amsterdam, më 2016.
Tre gjeneratat e fotografëve realizonin portrete në studio të personave të ndryshëm, që nga borgjezia urbane tek shtresat më të varfëra, nga perandorët osmanë tek Mbreti Zog, nga të burgosurit tek aktorët e famshëm dhe piktorët.
Italiani Pietro Marubbi mbërriti në Shkodër në vitet 1850, menjëherë pas shpikjes së fotografisë. Aty ai hapi studion e parë fotografike në rajon dhe realizoi imazhet e para me teknikën e kolodiumit të lëngshëm. Menjëherë pas vdekjes së Pietros, asistenti i tij Keli do të mbante mbiemrin e mjeshtrit në nderim të tij. Ai e vazhdoi aktivitetin e studios dhe më pas ia la trashëgim të birit, Gegës.
Koleksioni me mbi 150,000 xhama negativë i dinastisë Marubi paraqet interes nga pikëpamja historike, sociologjike, kulturore, antropologjike dhe artistike. Në të zbulojmë ngjarjet e trazuara të historisë së Shqipërisë (që nga Perandoria Osmane tek periudha komuniste), ritualet shoqërore, kostumet folklorike dhe portretet. Kjo ekspozitë është një prezantim i historisë së pasur fotografike të një vendi- asokohe të izoluar- europian.
Ekspozita përfshin disa riprodhime moderne dhe projeksione të xham negativëve të skanuar. Muzeu Marubi nuk disponon shumë stampime origjinale. Pjesa më e madhe e tyre janë shitur nga Marubët e mund të gjenden në shtëpitë e familjeve shqiptare. Përmes imazheve, ju mund të lexoni më shumë mbi historinë e Shqipërisë, studion Marubi si dhe procesin fotografik.
Kreditë e ekspozitës
- Kuruar nga
Kim Knoppers
- Mbështetur nga
Ministria e Kulturës e Shqipërisë
- Falenderime
Foam Fotografiemuseum, Amsterdam
- Mbështetur nga
Ministria e Kulturës e Shqipërisë
- Falenderime
Foam Fotografiemuseum, Amsterdam





