Venus!
–
Kjo ekspozitë vjen si rezultat i një kërkimi të gjatë në fondin arkivor të Dedë Jakovës, Gegë Marubit dhe Pjetër Rraboshtës. Përzgjedhja dhe ndërtimi i saj konceptual, ndjek gjurmët e një skulpture që e përshkon repertorin e të tre autorëve në fjalë, duke u ba fill narrativ i historisë së një shtëpie dhe i historisë së një oborri, ku u zhvilluen ngjarje të posaçme e, ma tej, edhe shndërrime të pakthyeshme.
Përgjatë rrugëtimit në hapësinën vijuese të ekspozitës, shfaqet metafizika e “heshtun” e oborrit: gjeomeria dhe perspektiva, dialogu mes një trupi dhe një statuje, mbi të cilat drita i lëshon hijet njësoj.
Aty asht Venus-i – hyjnia e dashunisë dhe e një bukurie të përsosun e ideale, që mes gjithë këtyne ngjarje, duket sikur kundron gjithmonë diçka tjetër.
Kreditë e ekspozitës
- Kuruar nga
Lek M. Gjeloshi
- Një ekspozitë nga
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”
- Mbështetur nga
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
- Koordinatorë të ekspozitës
Marina Lazri
Gjergj Spathari
- Teksti
Lek M. Gjeloshi
- Përkthimi
Tereza Çuni
- Instalimi
Kolë Guraziu
Gjergj Spathari
- Dizajni
Bardhi Haliti





