Pietro Marubbi, një fotograf në Shqipërinë osmane

Marubi_National_Photography_Museum_10_4d1d9a93e1.jpeg

“Shumë individëve me një të kalueme të mistershme do t’u shkonte përshtat të thithnin ajrin e pastër të një toke të largët”
Gazeta Koha e Triestes, 27 dhjetor 1865

Gjatë shekullit XIX të shumtë ishin mërgimtarët italian të cilët gjetën strehim në territoret e Perandorisë osmane. Mikpritja që Turkija prej vitesh i kishte rezervue këtyne azilantëve politik, vinte qysh prej kohës kur Mbretëria e Sardenjës kishte kenë aleate e perandorisë në Luftën e Krimesë (1853-56).
Vendet e bregdetit dalmat, territoret shqiptare apo ishujt jonik ishin të parat toka që u shkelen nga emigrantët italianet, të cilët për destinacion kryesor kishin Kostandinopojën. Këto italian (më së shumti patriot) të larguem nga atdheu i tyne si pasojë e përndjekjes së tiranive borbone, shquheshin për arsimimin e tyne në profesione të ndryshme, besnikërinë që tregonin ndaj vendit pritës dhe vlerave njerzore të karakterizueme nga një filantropizëm i naltë.
Ardhja e këtyne emigrantë gjeti një Shqipni krejtësisht të lanë mbas dore nga Perandoria osmane, gja e cila kishte shkaktue kryengritje si kundërpërgjigje ndaj Reformave të Tanzimatit (1839-76), të cilat synonin riorganizimin e themeleve sociale e politike të perandorisë. Kjo periudhë gjysmëshekullore e lëvizjeve popullore kundër këtyne reforma shënoi zhvillimin e një etapë shumë të randësishme në historinë politiko-shoqërore të Shqipnisë, atë të Rilindjes Kombëtare.
Në këtë kontekst shquhen figurat e mjekut salentin Gennaro Simini i cili hapi spitalin e parë, muzikantit nga Napoli, Giovanni Canale që themeloi të parën bandë frymore dhe piktorit Pietro Marubbi nga Piaçenca që hapi studion e parë të fotografisë. Të tre këto italian të cilët kanë si pikë përbashkuese historinë e tyne të përfshirjes në kryengritjet kundër tiranisë borbone, erdhen e u vendosën në Shkodër ku dhe patën një ndikim të madh në jetën e këtij qyteti.
Doktor Simini i cili kishte ken ndër organizatorët e lëvizjeve revolucionare të vitit 1848 në zonën e Leçes, kundër monarkisë borbone, ishte ndër të parët refugjat italian që do të zbarkonte në Shkodër. Me të mësue se ndaj tij ishte gati urdhen arresti, falë ndihmës së peshkatarëve të Otrantos ai do të largohej tu i shpëtue vdekjes së sigurtë. Historia e muzikantit Canale paraqitet e ngjashme me të doktorit, shkaku që çon në largimin nga Napoli ashtë pjesëmarrja e tij në kryengritjet kundër mbretit Ferdinandit II Borbon.

Kur shumë italianë e kishin popullue qytetin, në tetorin e vitit 1858 në Shkodër do të zbarkonte edhe një piktor i ardhur nga Piaçenca. Historia e të cilit ashtë ajo e një djaloshi të ri me prirje maxiniane, i cili qe përfshirë në komplotin e vrasjes së Dukës së Parmës, Karlit III Borbon në 1854 kur ishte vetëm 22 vjeç. Ai u burgos por arriti ta fitojë lirinë falë një amnistie të dhanë në atë kohë. Rrugëtimi i Pietro Marubbit do të fillonte nga Trieste prej ku refugjatët italian i drejtoheshin ma pas porteve të Zarës e Korfuzit, me qëllim që të largoheshin në kërkim të mundësive ma të mira. Zonat në të cilat Austria kishte influencen e saj, i shikonte gjithnji me dyshime italianët që largoheshin nga atdheu i tyne. Në ndalesen e tij në Zarë, dyshimet për këtë piktor bane që policia ta arrestonte dhe burgoste me akuzën e rremë të fallsifikimit të banknotave. Megjithëse akuza nuk u provua asnjiherë, policia e dëboi atë drejt territoreve të Perandorisë osmane. Ndalesa ishte Shkodra, prej ku Marubbi gjeti aty italianë të tjerë që kishin krijue nji jetë të re dhe ishin përshtatë me vendasit.
I gjendur mes pa mundësive ekonomike, hapja e një studioje fotografie në mes të këtij qyteti oriental, e shndërroi atë në një person mjaft të randësishëm. Të bërit fotografi tek studioja e Marubbi-t qe kthyer në një ritual që filloi me frekuentimin nga konsujt e huaj, familjet që merreshin me tregti, udhëtarët, klerikët e përmbyllej me njerzit e zakonshëm që pozonin për të edhe si modele.
Marubbi asokohe qe kthyer në një pikë refernce për rajonin edhe për vetë perandorinë, e cila komisiononte fotografitë e tij. Koleksioni i albumeve dhe fotografive të pikturuara të njërëzve me veshjet tradicionale shqiptare, që i gjejmë të ruajtura në arkivën e sulltan Abdyl-Hamid-it II në Stamboll si dhe arkiva me xham negativët e fotografive të Marubbit që ruhen ende sot e kësaj dite në Muzeu Kombëtar të Fotografisë "Marubi" në Shkodër, janë dëshmitë ma autentike që vertetojnë rëndësinë e këtij fotografi ende të pa zbuluar.

*Ekspozita e cila instalohet në këtë banesë me arkitekturë orientale, na kujton atë stil të asaj strukture ku Marubbi erdhi e ndërtoi studion e tij fotografike. Koncepti kuratorial i ekspozitës ashtë i bazuem në një përzgjedhje imazhesh që na tregojnë edhe për marrëdhanie ndërmjet refugjatëve italian në Shkodrën e shek. XIX.
Foto-montazhit i djalit të dr. Siminit i cili pozon tre herë në role të ndryshme për spitalin e të atit apo kur mjeshtri Canale shfaqet duke 'hanger' kokën e mikut të tij, janë detaje të një realizimi teknik bashkohorë të këtyre fotografi. Ekspozita nuk synon të fokusohet në realizimin teknik të fotografive por në historitë që qëndrojnë përtej shkrepjes, si dhe kontekstit ku ato ekspozohen (Kosoven).
Fotografitë e ekspozuara i qendrojë 'besnik' emertimeve të dhomave të Muzeut Etnologjik, kjo jo si pasojë e një kushtëzimi por si një mënyrë për me ruejt autenticitetin hapsinës.