Fotografë të Juglindjes Shqiptare

uploads-75388352_2489818764437878_8574372031406014464_o_f468d5ea2b.jpg

Kristo Sulidhi (1858–1938)
Petro Dhimitri (1886–1953)
Perikli Kaçauni (1870–1940)
Dhimitër Vangjeli (1872–1957)
Vani Burda (1875–1949)
Kristaq Sotiri (1883–1970)
Thimi Raci (1886–1966)
Mandi Adham Koçi (1912–1988)

Fotografët e juglindjes së Shqipërisë sillen në këtë ekspozitë si një hap i parë drejt plotësimit të konstelacionit të fotografëve shqiptarë të traditës. Përzgjedhja e këtyre tetë autorëve, duke filluar nga fundshekulli XIX, kushtëzohet nga vështirësia për të rënë në kontakt me veprën që ata kanë lënë trashëgim.

Fotografitë familjare, shumica në studio, përbënin pjesën më të madhe të aktivitetit të tyre. Çfarë i dallon nga njëri tjetri është tendenca e ndryshme e qasjes me realitetin në rastet e zgjedhjes së klientelës apo subjekteve.

Në disa raste shkrepjet në studio ofrojnë një pamje të modernitetit të një pjese të shoqërisë qytetare të kohës, që ndjek edhe tendencat e modës perëndimore. Kanë fiksuar figura patriotësh, ushtarakësh, martesa, pagëzime, funerale, shkolla, manifestime e peizazhe. Disa prej tyre kanë qenë vetë pjesëmarrës aktivë në ngjarjet politiko-shoqërore të kohës, duke na lënë sot fotografi të çmueshme dokumentuese të historisë së zonës e Shqipërisë në tërësi.

Territori ku punuan këta fotografë shquhej për nivel të lartë emigracioni. Ndjeshmëria e banorëve të zonës ndaj këtij fenomeni shprehet në ekzistencën e një sheshi të famshëm në Korçë, të quajtur "Lëndina e Lotëve". Emigronin edhe fotografët, që në rastin më të mirë ktheheshin pas disa vitesh të pajisur me zanatin e ri dhe me aparatet e makineritë e nevojshme. Prandaj, shpesh, subjektet janë të lidhura ngushtë me emigrimin e kështu, fotografia na vjen si kulmim i fenomeneve që krijonin zbrazëti sociale.

Evenimente të fiksuara në foto, postoheshin për të arritur muaj më vonë në Amerikë me njoftimet për gëzime apo hidhërime në familje. Fotografimet e ceremonive mortore, për shembull, janë të shumta në këta koleksione sepse ishin kthyer në rregull e zakon, biles, në ndonjë krahinë ishin taksative, pjesë e vetë ritualit mortor. Përtej synimit të fotografit për të na dhënë diçka estetikisht të perceptueshme, ato mbeten në thelb porosi të klientit i cili duhet të informojë të afërmit që janë larg për ecurinë e funeralit, duke u dërguar atyre në dorë një dokument të faktuar të ndarjes finale.

Në këtë rrugëtim të vazhdueshëm të fotografisë mes vendesh dhe ngjarjesh, ekspozita gërsheton riprodhimet me stampimet origjinale. Më shumë se një zgjedhje formale, ajo vjen si pasojë e humbjes së negativëve të disa prej autorëve. Për këtë arsye, stampimet origjinale paraqesin sot edhe kopjen e fundit ose dëshminë e vetme të mbetur, ku bashkëjeton celebrimi i një vlere të çmueshme e autentike me faktin e trishtë të një krijimtarie të dëmtuar përfundimisht.

uploads-Juglindja_883884cfed.jpg

Kreditë e ekspozitës

  • Kuruar nga

    Gjergj Spathari

  • Mbështetur nga

    Ministria e Kulturës e Shqipërisë
    Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
    Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore
    Bashkia e Korçës
    Bashkia e Ersekës

  • Falenderime

    Familja Sotiri
    Niko Kotherja
    Vaster Dhima

  • Mbështetur nga

    Ministria e Kulturës e Shqipërisë
    Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
    Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore
    Bashkia e Korçës
    Bashkia e Ersekës

  • Falenderime

    Familja Sotiri
    Niko Kotherja
    Vaster Dhima

Ekspozita tjera
uploads-dinastia_marubi_aad4b03d70.jpg
Dinastia Marubi
Të përkohshme
uploads-FQ_6_A6282_La_Triennale_di_Milano_Fotografia_Gianluca_Di_Ioia_4ffb8c8b2a.jpg
Arkivi Marubi: Rituali Fotografik
Të përkohshme
uploads-51559123_2042904429129316_2426435460273274880_o_f77a7d050f.jpg
Nadar
Të përkohshme
Phest_2008_Op_In_2_b925d4b58f.jpeg
Kolë Idromeno
Të përkohshme
uploads-41731739_1849913191761775_7925558367408357376_o_fce772fb8d.jpg
Angjelin Nenshati
Të përkohshme
uploads-28423694_1605912836161813_1405184929027418147_o_a904af5778.jpg
Moira Ricci
Të përkohshme