Exposé

uploads-20220323_145424_OK_37df602dae.jpg

Në ditët tona, miliona imazhe qarkullojnë në kohë rekord nëpër botë. Shpejtësia nga shkrepja në publikimin e tyre është më e madhe se koha që nevojitet për ndezjen e zmadhuesit në laboratorin e fotografisë, ndaj dhoma e errët mbetet një parim arkaik, misterioz, përmes të cilit, gjendja fizike e subjektit/objektit, transformohet. Asokohe, dhoma e errët ishte një hapësirë e rezerveruar për fotografët, asistentët dhe laborantët. Ishte dhoma e emocioneve në pritje të imazhit, ku për shkak të procesit fotografik, dominonte drita e kuqe. Çdo imazh bazohet në parime për të cilat vetëm pak njerëz janë të interesuar dhe pjesa më e madhe në fakt, as që kanë nevojë t'i njohin.

Imazhet e vagullta bëhen më të qarta, ato të përmbysura i nënshtrohen logjikës së “gravitetit“ dhe proceseve cerebrale që veprojnë në secilin prej nesh. Kështu mësojmë të shohim. Po kështu, mund të mësojmë edhe të fotografojmë. Fotografia kishte dhe ka një lidhje të pashmangshme me teknologjinë. Pas saj fshihen dhe bashkohen inxhinierë të disiplinave të ndryshme si optikët, elektrikët, kimikët, punuesit fin të drurit, metaleve dhe xhamit. Njerëz me një dashuri të madhe për eksperimentimin, vizionarë, ëndërrimtarë... fotografë dhe artistë, të cilët përmes mjeteve teknike, i japin "jetë“ imazhit.

Krahas nxjerrjes në pah të objekteve të ruajtura në arkivin të muzeut, kjo ekspozitë nuk mund të përshkruajë përvojën gati 200 vjeçare në zhvillimin teknik të fotografisë, por ia vlen t’i jepet një shans këtyre objekteve - të cilët i përkasin një periudhe të qasjes ndryshe me fotografinë - e t’i vendosësh në një raport fiziko-emocional me vizitorin. Ata kanë një jetë të tyren, rrugëtimin e gjatë në hapësirë e në kohë ku janë trajtuar dhe prekur me kujdes nga fotografët më të rëndësishëm të Shqipërisë, Marubët.

Tërmeti i fortë që goditi dhe dëmtoi rëndë qytetin në vitin 1905, u bë shkak që fotografi Kel Marubi ta zhvendoste atelierin e tij në Rrugën e Madhe. Studioja më pas u quajt dhe u bë e njohur si "Dritëshkroja Marubbi". Gjatë viteve '30-'40, ajo do të kthehej në një 'industri‘ të fotografisë, e cila kishte marrë përsipër edhe shpërndarjen e materialeve fotografike në rajon. Pasi hapej një derë relativisht e ngushtë dhe harkore, një dritë binte mbi vitrina. Në to ekspozoheshin fotografi personazhesh të panjohur apo të spikatur të kohës. Tavolina e punës kishte pas saj raftin me regjistra dhe filma, libra, korrespondencë dhe objekte të tjera. Në këtë "atelier“ të rijetëzuar në muze, krahas tyre, ekspozohen edhe fotografi të ruajtura në arkat e vjetra të fotografëve, fotografi të paekspozuara, prova fotografike, foto të porositura, si dhe ato të patërhequra ndonjëherë nga familjarët.

uploads-Expose_Poster_Final_a56ed19548.jpg

Kreditë e ekspozitës

  • Kuruar nga

    Orestia Kapidani

  • Mbështetur nga

    Ministria e Kulturës e Shqipërisë
    Fujifilm Albania

  • Koordinatorë të ekspozitës

    Luçjan Bedeni

    Lek M.Gjeloshi

  • Asistentë

    Marina Lazri

    Gjergj Spathari

  • Mbështetur nga

    Ministria e Kulturës e Shqipërisë
    Fujifilm Albania

Ekspozita tjera
uploads-DSC_07417_e2ae4c8ae1.jpg
Kujtesa e Ajrit
Të përkohshme
uploads-cover_dc326a1194.jpg
Pietro Marubbi dhe fotografët e Periudhës Osmane
Të përkohshme
uploads-Marubi_National_Museum_of_Photography_Pjeter_Rraboshta_Children_at_the_porch_of_the_Big_Church_Shkodra_Cathedral_39c167a686.jpg
Pjetër Rraboshta
Të përkohshme
uploads-Vertigo_1_1_21385053a0.jpg
Dedë Jakova
Të përkohshme
uploads-AL_Composition_2_0ac9f16a83.jpg
Armin Linke
Të përkohshme
uploads-74614170_2498873553532399_8521250729132818432_o_b85ea48995.jpg
Shtatë fotografë shqiptarë
Të përkohshme