Njoftime
- Hapje ekspozite: Eveningside. Gregory Crewdson
- Marubi - Ditët e Trashëgimisë Kulturore Evropiane 2024
- Teknikat e hershme të fotografisë
- Marubi Print Parties
Teknikat e hershme të fotografisë
Qendra Rinore ARKA dhe Muzeu Marubi shpallin thirrjen për pjesëmarrje për punëtoritë në kuadër të ditëve të teknikave të hershme të fotografisë, që do të organizohen gjatë Javës së Kulturës Gjermane, 2-6 tetor.
Punëtoritë synojnë të vazhdojnë iniciativën e Muzeut Marubi që nisi në vitin 2023 me rikthimin e magjepsjes së realizimit të fotografisë me pllaka xhami përmes realizimit të teknikave të hershme të fotografisë, nga daguerreotipia në kolodiumin e lëngshëm. Ata janë konceptuar si një program masterclass-ash me leksione për historinë e fotografisë, praktikave për teknikat e hershme të fotografisë, bisedave të hapura për publikun dhe prezantimeve të fotografive të realizuara nga pjesëmarrësit. Mentorët e ftuar Jonas Ruhs dhe Maximilian Zeitler drejtojnë një studio për fotografinë analoge në Berlin dhe punojnë në fushën e fotografisë filmike dhe proceseve të hershme të fotografisë.
Hapësira ku do të zhvillohet programi është Qendra Rinore Arka.
Aplikimi i pjesëmarrëve të punëtorive iu drejtohet fëmijëve dhe të rinjve me interes në njohjen, kultivimin dhe përhapjen e fotografisë së hershme. Për të aplikuar duhet të dërgoni një email pranë postës elektronike info@marubi.gov.al deri me datë 30 shtator 2024. Në përgjigje të kërkesës për pjesëmarrje, stafi i Muzeut Marubi do të dërgojë një konfirmim.
Ky program zhvillohet në kuadër të Javës së Kulturës Gjermane, pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare dhe mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ambasada Gjermane në Tiranë.