Njoftime
- 𝗡𝗱𝗶𝗸𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗳𝗼𝘁𝗼𝗴𝗿𝗮𝗳ë𝘃𝗲 𝗶𝘁𝗮𝗹𝗶𝗮𝗻ë 𝗻ë 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗲𝘁 𝗲 𝗠𝗲𝘀𝗱𝗵𝗲𝘂𝘁 …
![564012382_1279813200851588_769661838415232020_n.jpg]()
- Hapje ekspozite: Pazari i Shkodrës: Ringjallja e një …
![Poster.jpg]()
- Thirrje për artikuj shkencorë: Ndikimi i Fotografëve Italianë …
![SAVE_20250917_134606.jpg]()
- Ftesë e hapur: Na ndihmoni të rijetëzojmë Pazarin …
![25-04-09-Pazari i Shkodres.jpg]()
4/12
Marubi Print Parties

Cikël punëtorish me teknika kreative të stampimit të fotografive
Pjesëmarrja e lirë
Përgjatë muajve gusht dhe shtator, në muze do të organizohen disa punëtori me teknika kreative të stampimit të fotografive nga arkivi Marubi duke e përdorur koleksionin si pikënisje për të rrëfyer histori të tjera e për të eksploruar dimensione të reja të vetë imazhit.
Mbi pjesëmarrjen në punëtori
- Prindërit duhet të regjistrojnë pjesëmarrësin/-en duke na dërguar një email info@marubi.gov.al ku shënohet emri i pjesëmarrësit/-es, mosha si dhe emri i personit që e shoqëron në muze. Në përgjigje të kërkesës, stafi i muzeut do të dërgojë një email konfirmimi.
- Në momentin e shoqërimit, prindi duhet të firmosë dhe të lerë një numër kontakti për çdo rast nevoje komunikimi nga ana e stafit të muzeut.
- Në përfundim të punëtorisë, asnjë fëmijë nuk është i lejuar të lërë hapësirën e muzeut i pa shoqëruar ndaj do t’ju luteshim të respektonit oraret.
- Për informacione të tjera mbi punëtoritë, mund të kontaktojmë përmes adresës email info@marubi.gov.al ose në numrat e telefonit +355 22 400 500 / +355 68 907 1797
Ky cikël aktivitetesh mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.



