Njoftime
- 𝗡𝗱𝗶𝗸𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗳𝗼𝘁𝗼𝗴𝗿𝗮𝗳ë𝘃𝗲 𝗶𝘁𝗮𝗹𝗶𝗮𝗻ë 𝗻ë 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗲𝘁 𝗲 𝗠𝗲𝘀𝗱𝗵𝗲𝘂𝘁 …
![564012382_1279813200851588_769661838415232020_n.jpg]()
- Hapje ekspozite: Pazari i Shkodrës: Ringjallja e një …
![Poster.jpg]()
- Thirrje për artikuj shkencorë: Ndikimi i Fotografëve Italianë …
![SAVE_20250917_134606.jpg]()
- Ftesë e hapur: Na ndihmoni të rijetëzojmë Pazarin …
![25-04-09-Pazari i Shkodres.jpg]()
4/12
Marubi - Ditët e Trashëgimisë Kulturore Evropiane 2024

Tematika e Ditëve Europiane të Trashëgimisë 2024 është “Rrugëtimet, Rrjete dhe Ndërlidhjet”. Muzeu Marubi ka ndërtuar një program i cili i kushtohet zhvillimit të arteve pamore dhe ndërlidhjes së fotografëve të Dinastisë Marubi dhe Kolë Idromenos. Një vëmendje e veçantë i kushtohet rrugëtimeve të Pietro Marubbi-t nga Italia në Shqipëri e në Malin e Zi. Programi pasurohet me punëtori dhe biseda mbi veprimtarinë dhe kontributin e Kolë Idromenos në qytetin e Shkodrës, me synim pasurimin e mëtejshëm të projektit "Rrjeti Kulturor Marubi-Idromeno".









