Hapje ekspozite: Eveningside. Gregory Crewdson

Gregory-Crewdson.jpg

Muzeu Marubi dheMuzeu i Intesa Sanpaolo-s kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në hapjen e ekspozitës “Eveningside. Gregory Crewdson” kuruar nga Jean-Charles Vergne.

Gregory Crewdson (*1962, Brooklyn, SHBA) është një fotograf i njohur ndërkombëtarisht. Gjatë tre dekadave të fundit, Crewdson ka mishëruar një portret të Amerikës së Mesme, atë Amerikë të periferisë me gardhe të drunjta që sodit me sy të stërhapur shkëlqimet e një ëndrre të venitur, e cila prej kohësh është e zbehur dhe e fishkur.

Kjo ekspozitë prezanton vepra nga tre seritë e krijuara midis viteve 2012 dhe 2022. Të parashikuara si një trilogji, ato paraqesin një pasqyrë unike në një dekadë krijimtarie dhe zbulojnë dy boshtet qendrore – intime dhe politike – të universit që e ka paraqitur Gregory Crewdson si një nga figurat kryesore të fotografisë.

Pas ekspozitave të paraqitura në Gallerie d'Italia/Intesa Sanpaolo (Torino, Itali, 2022), në Rencontres Photographiques d'Arles (Arles, Francë, 2023) dhe në Qendrën e Fotografisë VB (Kuopio, Finlandë, 2024), Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” paraqet punën e njërit prej fotografëve amerikanë më në zë.

“𝘗𝘶𝘯𝘢 𝘮𝘦 𝘧𝘰𝘵𝘰𝘨𝘳𝘢𝘧ë𝘵 𝘮ë 𝘵ë 𝘳ë𝘯𝘥ë𝘴𝘪𝘴𝘩ë𝘮 𝘯ë 𝘣𝘰𝘵ë 𝘱ë𝘳𝘮𝘦𝘴 𝘬𝘰𝘮𝘪𝘴𝘪𝘰𝘯𝘪𝘮𝘪𝘵 𝘵ë 𝘷𝘦𝘱𝘳𝘢𝘷𝘦 𝘲ë 𝘵𝘳𝘢𝘫𝘵𝘰𝘫𝘯ë 𝘵𝘦𝘮𝘢𝘵𝘪𝘬𝘢 𝘣𝘢𝘴𝘩𝘬ë𝘬𝘰𝘩𝘰𝘳𝘦, 𝘯ë𝘯𝘬𝘶𝘱𝘵𝘰𝘯 𝘴𝘩𝘵𝘳𝘪𝘳𝘫𝘦𝘯 𝘦 𝘱𝘳𝘰𝘫𝘦𝘬𝘵𝘪𝘵 𝘵ë 𝘔𝘶𝘻𝘦𝘶𝘵 𝘵ë 𝘐𝘯𝘵𝘦𝘴𝘢 𝘚𝘢𝘯𝘱𝘢𝘰𝘭𝘰-𝘴, 𝘎𝘢𝘭𝘭𝘦𝘳𝘪𝘦 𝘥’𝘐𝘵𝘢𝘭𝘪𝘢, 𝘱ë𝘳𝘵𝘦𝘫 𝘬𝘶𝘧𝘪𝘯𝘫𝘷𝘦 𝘵ë 𝘷𝘦𝘯𝘥𝘪𝘵. 𝘕ë 𝘬ë𝘵ë 𝘬𝘰𝘯𝘵𝘦𝘬𝘴𝘵, 𝘦𝘬𝘴𝘱𝘰𝘻𝘪𝘵𝘢 𝘌𝘷𝘦𝘯𝘪𝘯𝘨𝘴𝘪𝘥𝘦, 𝘧𝘪𝘭𝘭𝘪𝘮𝘪𝘴𝘩𝘵 𝘦 𝘱𝘳𝘦𝘻𝘢𝘯𝘵𝘶𝘢𝘳 𝘯ë 𝘛𝘰𝘳𝘪𝘯𝘰 𝘦 𝘮ë 𝘱𝘢𝘴 𝘯ë 𝘍𝘳𝘢𝘯𝘤ë 𝘥𝘩𝘦 𝘍𝘪𝘯𝘭𝘢𝘯𝘥ë, 𝘵𝘢𝘯𝘪 𝘬𝘢 𝘮𝘣ë𝘳𝘳𝘪𝘵𝘶𝘳 𝘯ë 𝘚𝘩𝘲𝘪𝘱ë𝘳𝘪. 𝘒𝘫𝘰 𝘪𝘯𝘪𝘤𝘪𝘢𝘵𝘪𝘷ë 𝘯𝘹𝘪𝘵 𝘯𝘫ë 𝘥𝘪𝘢𝘭𝘰𝘨 𝘯𝘥ë𝘳𝘬𝘰𝘮𝘣ë𝘵𝘢𝘳 𝘲ë 𝘮𝘦𝘳𝘳 𝘴𝘩𝘬𝘢𝘴 𝘯𝘨𝘢 𝘣𝘢𝘴𝘩𝘬ë𝘯𝘥𝘢𝘳𝘫𝘢 𝘦 𝘪𝘮𝘢𝘻𝘩𝘦𝘷𝘦 𝘵ë 𝘫𝘢𝘴𝘩𝘵ë𝘻𝘢𝘬𝘰𝘯𝘴𝘩𝘮𝘦 𝘵ë 𝘎𝘳𝘦𝘨𝘰𝘳𝘺 𝘊𝘳𝘦𝘸𝘥𝘴𝘰𝘯.”

Michele Coppola

Drejtor Ekzekutiv për Artin, Kulturën dhe Trashëgiminë i Intesa Sanpaolo

Drejtor i përgjithshëm i Gallerie d'Italia

Projekti i ekspozitës është realizuar në bashkëpunim me Gallerie d’Italia – Muzeu i Intesa Sanpaolo falë mbështetjes së Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.