Inaugurimi i Kub France Shkodra

Inaugurimi i Kub France Shkodra në Muzeun Marubi

Në Muzeun Marubi inaugurohet Kub France Shkodra, një hapësirë e re kulturore digjitale që shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e bashkëpunimit kulturor francez-shqiptar. Kjo iniciativë, pjesë e projektit strategjik KitKubiK, drejtohet nga KubFranceTirana, operator i Ambasadës Franceze në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Muzeun Marubi.


Kub France Shkodër sjell për herë të parë në një muze në Shqipëri përvoja kulturore immersive përmes teknologjive të realitetit virtual (VR) dhe platformës Micro-Folie, duke ofruar akses në mijëra vepra arti të dixhituara nga institucione prestigjioze kulturore ndërkombëtare si dhe përmbajtje të kuruara të trashëgimisë dhe artit francez.


Kjo hapësirë synon të jetë një qendër dinamike për fëmijë dhe të rinj, studentë frankofonë, entuziastë të teknologjisë dhe komunitetin e gjerë të Shkodrës, duke nxitur edukimin kulturor, inovacionin dhe dialogun ndërkulturor.


Përmes këtij projekti, Shkodra forcon rolin e saj si një pikë referimi kulturore dhe teknologjike në rajon, duke krijuar njëkohësisht mundësi të reja për angazhimin e të rinjve në fushën e kulturës digjitale.