Rrok Zojzi
Ekspedita Etnografike
–
Ekspozita paraqet për herë të parë një përzgjedhje të fotografive etnografike të Rrok Zojzit (1910–1995), themelues i etnografisë institucionale shqiptare dhe pionier në përdorimin e fotografisë si instrument kërkimor.
Të realizuara në një periudhë transformimesh të thella historike, këto imazhe dokumentojnë kulturën tradicionale shqiptare përmes veshjeve, banesave, mjeteve të punës, ritualeve dhe simbolikave kulturore, duke ndërtuar një gjeografi vizuale të kujtesës dhe identitetit.
Fotografia e Zojzit shfaqet si një praktikë e ndërmjetme midis dokumentit shkencor dhe artefaktit arkivor, duke ofruar një terren të hapur për interpretim mbi përfaqësimin kulturor dhe kohësinë historike.
Kjo ekspozitë është prodhuar nga Muzeun Kombëtar të Fotografisë "Marubi" falë mbështetjes financiare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë dhe është realizuar në bashkëpunim me Instituti i Antropologjisë – Akademia e Shkencave e Shqipërisë.





































