Olbania

DSC01417.JPG

Një ekspozitë nga 𝐀𝐥𝐭𝐞𝐫𝐚𝐳𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐕𝐢𝐝𝐞𝐨, një kolektiv artistësh italianë të themeluar në vitin 2004, të cilët eksplorojnë territoret hibride dhe të turbullta të pas së vërtetës, neorealizmit të YouTube-it dhe teknologjive të deepfake-it. Ata e konceptuan projektin 𝗢𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮 në vitin 2009, kur u ftuan të merrnin pjesë në Bienalen e 3-të të Tiranës. Titulli vjen nga një gabim i famshëm i lindur në forumet dhe chatroom-et e fillim viteve 2000—një keqshkrim i dukshëm i fjalës 𝘈𝘭𝘣𝘢𝘯𝘪𝘢, i cili më vonë qarkulloi gjerësisht në rrjetet sociale. Ai u bë etiketa e një territori fiktiv online, që i referohej lirshëm simboleve dhe stereotipeve të mitologjive ballkanike.

Gjatë një muaji të kaluar në “safari të internetit,” në një kohë kur Shqipëria po përjetonte një kalim dramatik nga mediat e vjetra te ato të reja—nga televizioni “italian” te interneti global—𝐀𝐥𝐭𝐞𝐫𝐚𝐳𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐕𝐢𝐝𝐞𝐨 krijuan një arkiv shpërthyes vizual prej më shumë se gjashtëqind polaroidesh. 𝗢𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮 është një bashkëpunim artistik aksidental mes shqiptarëve, fansave apo kritikëve të rastësishëm dhe vetë artistëve, si dhe një kapsulë kohore e një momenti kur teknologjia bëri të mundur qarkullimin online të një versioni alternativ të Shqipërisë dhe, pa dashje, rishpikjen e vendit.

Broshura e ekspozitës

Screenshot 2025-12-18 at 11.27.46 AM.png

KREDITË E EKSPOZITËS

  • Kuruar nga

    Sara Dolfi Agostini

  • Një ekspozitë nga

    Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”

    Alterazioni Video

  • Mbështetur nga

    Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

    Instituti Italian i Kulturës në Tiranë

  • Tekstet

    Sara Dolfi Agostini

  • Përkthimi

    Tereza Çuni

  • Instalimi

    Kolë Guraziu

    Gjergj Spathari

  • Projekti grafik

    Bardhi Haliti

  • Falenderime

    Anri Sala
    Alessandro Ruggiera – Drejtor i Institutit Italian të Kulturës në Tiranë
    Guido Costa
    Gaspare Rasca

Ekspozita tjera
547946929_1253963700103205_1951445447997864477_n.jpg
Homeward
Të përkohshme
PAZARI.jpg
Pazari i Humbur i Shkodrës
Të përkohshme
008.png
Venus!
Të përkohshme
02_Starkfield Lane_SHARP.jpg
Gregory Crewdson
Të përkohshme
456381475_950651243767787_7822894754302734886_n.jpg
Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno:
Të përkohshme
uploads-433862126_845869540912625_7907432387360346622_n_7dee54da94.jpg
Felice Beato dhe Adolfo Farsari
Të përkohshme