Armin Linke
Një skedar apo ndoshta dy- Mënyrat e Fotografimit
–
Muzeu i Fotografisë Bashkëkohore i Milano-Cinisello Balsamo-s dhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” prezantojnë ekspozitën e Armin Linke-s, një ndër artistët italianë më interesantë e të afirmuar në skenën ndërkombëtare.
Projekti i ekspozimit përbëhet nga dy pjesë komplementare, njëra vizuale e tjetra tekstuale, që vijnë si rezultat i një punë kërkimore, thellimi e sistemi të arkivit fotografik të Armin Linkes – me mbi 500.000 imazhe - nën dritën e marrëdhënies mes fjalës e fotografisë. Gjatë këtij procesi është prodhuar një seri e re veprash grafike e fotografike falë skanimit e studimit të negativëve të arkivuar, që përbën edhe një ndër leximet e mundshme të arkivit. Instalacioni i prezantuar pranë Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi” kërkon të luajë me këtë masë kritike imazhesh e të gjejë një dimension fizik, gjestual, emotiv të vetë aktit të përzgjedhjes, një praktikë që përafrohet me partiturën muzikore apo koreografinë, një lloj kthimi në dimensionin teatral e performativ, shumë të ndjekur nga artisti në një fazë të rëndësishme të formimit të tij. Në këtë raport reciprok ndërvarësie, informacione e dhëna nga fotografitë, aparati tekstual, metadatat ndikojnë në mënyrë dialektike në gjenerimin e vetë veprës. Këtu vihet në diskutim si roli i autorit i cili merr një dimension gjithnjë e më të shumëfishtë, po ashtu edhe roli i spektatorit që bëhet protagonist aktiv në marrëdhënie me veprën.
Ekspozita shoqërohet nga teksti Strati di navigazione. Appunti sul lavoro fotografico di Armin Linke i shkrimtares Maria Nadotti e cila ndërthur elementë biografikë të artistit me shënime e komente më të përgjithshme mbi arkivin dhe fotografinë e tij. Bëhet fjalë për një libër që përmes autonomisë së përmbajtjeve dhe pasurisë gjuhësore, konfigurohet si pjesë përbërëse e vetë veprës, si një hartë e cila i ofron vizitorit një sistem orientimi, por pa ia kushtëzuar trajektoren.
Kjo ekspozitë është pjesë e projektit Immagini e testi - Notazioni visive, i promovuar nga Muzeu i Fotografisë Bashkëkohore së bashku me Armin Linke-n, falë mbështetjes së Italian Council (5. Edizione, 2019), program i Drejtorisë se Përgjithshme për Kreativitet Bashkëkohor dhe Rigjenerim Urban e Ministrisë së Trashëgimisë, Aktiviteteve kulturore dhe Turizmit të Italisë për promovimin e artit bashkëkohor italian në botë.
Ky projekt është zhvilluar në disa qendra në të cilat arkivi i artistit aktivizon disa marrëdhënie speficike të karakterit fizik dhe simbolik, me hapësirën e ekspozimit dhe koleksionet. Në shtatorin e kaluar, një seminari itinerant i zhvilluar pranë Kunsthistorisches Institut in Florenz - Max-Planck-Institut ka risjellë në vëmendje veprat e artistit në arkiva të natyrës jo artistike si Fototeka e vetë institutit dhe e Institutit Gjeografik Ushtarak duke shpalosur kontribute të papara, të cilat do të përmblidhen në fletore studimesh e në vijim do t’i prezantohen publikut në Centre Photographie Genève.
Kreditë e ekspozitës
- Kuruar nga
Matteo Balduzzi
- Mbështetur nga
Drejtoria e Përgjithshme për Kreativitet dhe Rigjenerim Urban
Italian Council ( edicioni V, 2019)
Museo Fotografia Contemporanea MuFoCo - Cultural partners
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”
Ministria e Kulturës e Shqipërisë
Kunsthistorisches Institut in Florenz
Max-Planck-Institut
Centre de la Photographie Genève
MuFoCo
Citta metropolitana di Milano
Triennale di Milano
Regione Lombardia
Ministero per i Beni e le Attività Culturali





