• BARDH E ZI ME NGJYRA

    19.12.2023
      

    Të shkuara

    1 / 9

    Mosha: 10-12 vjeç
    Pjesëmarrës : Shkolla 9-vjeçare ‘Miqësia'
    Hapësira: Holli i Bashkisë Shkodër
    Mentore: Jozefina Vokrri

    “Bardh e zi me ngjyra” është libri për ngjyrosje i Muzeut Marubi, është gjithashtu edhe titulli i punëtorive ku i japim dritë e ngjyrë imazheve bardh e zi të autorëve të arkivit Marubi. Si çdo fundvitit, pjesë e këtij aktiviteti janë nxënës të ciklit 9-vjeçar. Këtë vit na u bashkuan të talentuarit e shkollës 9-vjeçare jopublike "Miqësia" të cilët përmes ngjyrave e formave, na përcollën një atmosferë të ngrohtë e festive.

    *Punëtoria ishte pjesë e programit të fundvitit "Shkrue me dritë" *

  • KARTOLINA IME

    13.12.2023
      

    Të shkuara

    1 / 12

    Mosha: 4-10 vjeç
    Hapësira: Sheshi pranë Bashkisë Shkodër

    Urimet më të bukura për Vitin e Ri të sjellura me fotografi nga arkivi Marubi, kolazhe me shumë ngjyra e fjalë të ngrohta, në kartolinat e artistët e vegjël.

    *Punëtoria ishte pjesë e programit të fundvitit "Shkrue me dritë" *

  • MONOTIPI ME FOTOGRAFI NGA ARKIVI MARUBI

    10.12.2023
      

    Të shkuara

    1 / 8

    Mosha: 12 vjeç
    Pjesëmarrës : Shkolla 9-vjeçare ‘Ismail Qemali'
    Hapësira: Holli i Bashkisë Shkodër
    Mentore: Jozefina Vokrri

    Punëtoria synon të njohë fëmijët me artin e mahnitshëm të printimit monotip dhe njëkohësisht duke zbuluar pasurinë e arkivit fotografik të Muzeut Marubi. Printimi monotype është një teknikë që përfshin krijimin e printeve unike dhe të veçanta. Fëmijët do të mësojnë teknikat kryesore mjetet dhe mundësitë krijuese të printimit monotip.

    *Punëtoria ishte pjesë e programit të fundvitit "Shkrue me dritë" *

  • PUNIME NË GJERGJEF ME FOTOGRAFI TË VËLLEZËRVE MANAKI

    29.09.2023
      

    Të shkuara

    1 / 8

    Mosha: 16-18 vjeç
    Pjesëmarrës : Shkolla e mesme artistike ‘Prenkë Jakova'
    Mentore: Esmerilda Herovi

    Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore u organizua një punëtori me punime në gjergjef të disa prej imazheve të ekspozitës së Vëllezërve Manaki, me një vëmendje të posaçme ndaj larmisë së elementëve të etnografisë në imazhet e tyre. Punëtoria u drejtua nga Esmerilda Herovi, mësuese e lëndës së tekstilit në liceun artistik "Prenkë Jakova" e cila i shpjegoi nxënëseve pjesëmarrëse teknikat e punëdores dhe i asistoi gjatë fazave të ndryshme të punës.

  • FANZINE MANAKI

    18.09.2023
      

    Të shkuara

    1 / 15

    Mentore: Tea Çuni

    E lidhur me tematikën e ekspozitës së Vëllezēve Manaki, punëtoria përfshiu studentë e artistë të rinj në faqosjen e një libërthi fotografik (fanzine).

    *Punëtoria ishte pjesë e programit të Ditëve të Trashëgimisë Kulturore Evropiane kushtuar ekspozitës dhe krijimtarisë së Vëllezërve Manaki. *

  • PËRMES PIKSELAVE TË IMAZHEVE

    14.09.2023
      

    Të shkuara

    1 / 6

    Mosha: 16-18 vjeç
    Pjesëmarrës : Shkolla e mesme artistike ‘Prenkë Jakova'
    Mentore: Esmerilda Herovi

    Punime në mozaik realizuar me piksela kartoni mbi imazhe të koleksionit të Vëllezërve Manaki.

    *Punëtoria ishte pjesë e programit të Ditëve të Trashëgimisë Kulturore Evropiane kushtuar ekspozitës dhe krijimtarisë së Vëllezërve Manaki. *

  • ÇFARË FSHEH QYTETI

    0131.05.2023
      

    Të shkuara

    1 / 10

    Mosha: 10-14 vjeç
    Pjesëmarrës: Shkollat 9-vjeçare ‘Miqësia’, ‘Ruzhdi Daca’
    Mentore: Tea Çuni

    Në edicionin e tretë dhe të katërt u prezantuan punime të pjesëmarrësve- fotografi, video-intervista, harta, botime – të cilat u përqendruan tek trashëgimia e humbur, përmes gjurmimt të ngjarjeve, personaliteteve, ndërtesave, traditave, artizanit të lagjes ku nxënësit banojnë, e të përcjella përmes kujtimeve të prindërve, gjyshërve, komshijve, duke ndërtuar kështu një mozaik historish që lidhen me kujtesën urbane të një hapësire që ata e jetojnë në përditshmëri.

  • KARTOLINA IME

    21.12.2022
      

    Të shkuara

    1 / 7

    Mosha: 10-17 vjeç
    Pjesëmarrës: Shkolla speciale “3 dhjetori”

    Urimet më të bukura për Vitin e Ri të sjellura me fotografi nga arkivi Marubi, kolazhe me shumë ngjyra e fjalë të ngrohta, në kartolinat e vizitorëve tanë më kuriozë e të apasionuar.

  • ATELIER EDUKIMI MBI FOTOREPORTAZHIN

    Ekspozita e Michel Setboun "Fotoreporteri në kohën e duhur, në vendin e duhur"

    20.12.202209.02.2023
      

    Të shkuara

    1 / 31

    Pjesëmarrës: Shkollat e mesme “Oso Kuka”, “28 Nëntori”, “Maria”, studentë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
    Mosha: 15-20 vjeç
    Drejtues e punëtorisë : Tea Çuni

    Atelieret e edukimit për fotoreportazhin janë një seri punëtorish mbi ekspozitën e Michel Setboun “Fotoreporteri në kohën e duhur, në vendin duhur", ku shfaqen imazhe të Shqipërisë së viteve 1980 deri në vitin 1991, rrëzimi i sistemit komunist dhe ngjarje të lidhura me të.
    Me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve universitarë, punëtoritë janë një reflektim mbi të shkuarës duke nxitur njëkohësisht analizën e ngjarjeve dhe mendimin kritik.

  • LIBRI PËR NGJYROSJE “BARDH E ZI ME NGJYRA”

    2121.02.2022
      

    Të shkuara

    1 / 7

    Pjesëmarrës: Shkolla 9- vjeçare ‘Mati Logoreci’, Shkodër
    Mosha: 6-11 vjeç
    Drejtuese të punëtorisë : Tea Çuni

    Libri për ngjyrosje me imazhe të arkivit Marubi u realizua në bashkëpunim me CHwB Albania si rezultat i disa punëtorive me nxënës të liceve artistikë të Shkodrës, Tiranës dhe Durrësit.

  • ÇFARË FSHEH QYTETI: GJURMËT E PAVARËSISË

    2525.11.2021
      

    Të shkuara

    1 / 9

    Pjesëmarrës: Shkollat 9 –vjeçare ‘Ndoc Mazi’, ‘Martin Camaj’, ‘Dëshmorët e Prishtinës’ dhe Medreseja ‘Haxhi Sheh Shamia’, Shkodër
    Mosha: 6-11 vjeç

    Përmes konceptit të lojës së ‘gjuetisë së thesarit’, ky cikël punëtorish synon të zbulojë gjurmët e mbetura të historisë të qytetit duke u nisur nga fotografitë e atkohshme të Marubëve e pasardhësve të tyre.
    Godina e monumente që i hasim në përditshmëri, por që tashmë kanë ndryshuar fizionomi e funksion, e më së shumti nuk kemi dijeni se çfarë gjurmësh e rëndësie mbartin ato për historinë tonë kombëtare.

    Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me DRTK Shkodër.

  • LIBRI PËR NGJYROSJE “BARDH E ZI ME NGJYRA”

      

    Të shkuara

    1 / 15

    Pjesëmarrës: Shkolla 9- vjeçare ‘Ardian Klosi’, Tiranë
    Mosha: 6-11 vjeç
    Drejtuese të punëtorisë : Tea Çuni dhe Anisa Mano, bashkautore

    Libri për ngjyrosje me imazhe të arkivit Marubi u realizua në bashkëpunim me CHwB Albania si rezultat i disa punëtorive me nxënës të liceve artistikë të Shkodrës, Tiranës dhe Durrësit.

  • MOS U NXEH

    Shkodra

    01.06.2021
      

    Të shkuara

    1 / 12

    Pjesëmarrës: Shkollat 9-vjeçare "Salo Halili", "Martin Camaj", "Dituria”
    Mosha: 6-11 vjeç
    Drejtuese e punëtorisë: Tea Çuni, bashkëhartuese e lojës

    Koleksioni ‘ E Ka Kush e Ka’ synon që nëpërmjet një seri libërthash dhe lojërash, të përfshijë fëmijë dhe të rritur në zbulimin dhe rizbulimin e trashëgimisë kulturore si një urë lidhëse me botën që na rrethon.
    ’Mos U Nxeh Shkodra’ gjurmon trashëgiminë kulturore të qytetit të Shkodrës përmes ndërtesave, ngjarjeve, personazheve, gjëegjëzave, poezive e këngëve në një rrugëtim plot të papritura e entuasiazëm i cili përcillet nga njohuritë e më të vegjëlve rreth kujtesës historike të qytetit.

  • MARUBI FANZINE

    ‘Dedë Jakova’

    09.03.2021
      

    Të shkuara

    1 / 10

    E lidhur me tematikën e ekspozitës së autorit Dedë Jakova, punëtoria përfshiu studentë e artistë të rinj në faqosjen e një libërthi fotografik (fanzine).

  • KARTOLINA IME

    14.02.202130.01.0020
      

    Të shkuara

    1 / 11

    Pjesëmarrēs: Shkolla 9-vjeçare “Branko Kadia”
    Mosha: 6-11 vjeç

    Krijimtaria e Dedë Jakovës, 'fotografi i rinisë', sjellë plot dashuri përmes kartolinave të më të vegjëlve.

  • MARUBI FANZINE

    ‘Një Skedar apo Ndoshta Dy: Mënyrat e Fotografimit’

    28.02.2020
      

    Të shkuara

    1 / 16

    Pjesëmarrës: Universiteti ‘POLIS’, Tiranë
    Mosha: mbi 18 vjeç

    Nisur nga ekspozita ‘Një skedar apo ndoshta dy: mënyrat e fotografimit’ e artistit Armin Linke, punëtoria nxiti pjesëmarrësit në krijimin e një libërthi fotografik (fanzine) me imazhe të ekspozitës. Prej tyre veçohen detaje, zmadhime e të ndërtohen kolazhe të ndryshme nga ku secili të mund të shprehë eksperiencën e tij mbi ekspozitën, të mësojë mbi faqosjen e një materiali fotografik e të hedhë bazat e krijimit të një koncepti të thjeshtë editorial.

  • MARUBI FANZINE

    ‘Fotografë të Juglindjes Shqiptare’

    03.07.2019
      

    Të shkuara

    1 / 11

    Pjesëmarrës: Shkolla e mesme artistike ‘Prenkë Jakova’, Shkodër
    Mosha: 14-18 vjeç

    Nisur nga ekspozita ‘Fotografë të Juglindjes Shqiptare’, punëtoria nxiti pjesëmarrësit në krijimin e një libërthi fotografik (fanzine) me imazhe të ekspozitës. Prej tyre veçohen detaje, zmadhime e të ndërtohen kolazhe të ndryshme nga ku secili të mund të shprehë eksperiencën e tij mbi ekspozitën, të mësojë mbi faqosjen e një materiali fotografik e të hedhë bazat e krijimit të një koncepti të thjeshtë editorial.

  • MOS U NXEH SHKODRA

    18.05.2019
      

    Të shkuara

    1 / 8

    Mosha: 6–11 vjeç
    Drejtuese e punëtorisë: Tea Çuni, bashkëhartuese e lojës

    Koleksioni ‘ E Ka Kush e Ka’ synon që nëpërmjet një seri libërthash dhe lojërash, të përfshijë fëmijë dhe të rritur në zbulimin dhe rizbulimin e trashëgimisë kulturore si një urë lidhëse me botën që na rrethon.

    ’Mos U Nxeh Shkodra’ gjurmon trashëgiminë kulturore të qytetit të Shkodrës përmes ndërtesave, ngjarjeve, personazheve, gjëegjëzave, poezive e këngëve në një rrugëtim plot të papritura e entuasiazëm i cili përcillet nga njohuritë e më të vegjëlve rreth kujtesës historike të qytetit.

  • ATËHERË DHE TANI

    2225.03.2019
      

    Të shkuara

    1 / 12

    Pjesëmarrës: Malteser Albania, Qendra Rinore ‘Arka’, Qendra Rinore ‘Asta’, Shkolla e mesme artistike ‘Prenkë Jakova’

    Si pozonin personazhet e Marubit? Si visheshin, çfarë detajesh të tjera vëmë re në kompozimin e imazhit?
    Punëtoria rimerr traditën e vjetër të fotografimit në studion e Marubëve duke e propozuar atë me personazhe të kohërave tona, po aq autentikë sa ata të Marubit.

  • PORTRETET NADAR

    31.01.2019
      

    Të shkuara

    1 / 12

    Pjesëmarrës: Shkolla 9-vjeçare ‘Miqësia’, Shkodër
    Mosha: 6–11 vjeç

    Pas vizitës së ekspozitës ‘Nadar. Mes Rregullave dhe tekave’, pjesëmarrësit punuan në grup për vizitamin e përshkrimin e portreteve të fotografëve Nadar duke i shoqëruar ata me detaje, ngjyra e fantazi.

  • KARTOLINA IME

    21.12.2018
      

    Të shkuara

    1 / 15

    Mosha: 6–7 vjeç
    Pjesëmarrës: Shkolla 9-vjeçare "Ndre Mjeda", Shkodër

    Urimet më të bukura për Vitin e Ri të sjellura me fotografi nga arkivi Marubi, kolazhe me shumë ngjyra e fjalë të ngrohta, në kartolinat e vizitorëve tanë më kuriozë e të apasionuar.

  • FONDALI LËVIZËS

    18.05.2018
      

    Të shkuara

    1 / 6

    E hapur për publikun

    Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, me fondalin lëvizës në qytet për të risjelluar aspektin më të hershëm të fotografisë të Marubëve: fotografimin në studio duke pozuar tek fondali në pikturë.

  • MARUBI FANZINE

    ‘Lookaftering’

    26.02.2018
      

    Të shkuara

    1 / 12

    Pjesëmarrës: Universiteti ‘POLIS’, Tiranë
    Mosha: mbi 18 vjeç

    Nisur nga ekspozita ‘Lookaftering’ e artistes Moira Ricci, punëtoria nxiti pjesëmarrësit në krijimin e një libërthi fotografik (fanzine) me imazhe të ekspozitës. Prej tyre veçohen detaje, zmadhime e të ndërtohen kolazhe të ndryshme nga ku secili të mund të shprehë eksperiencën e tij mbi ekspozitën, të mësojë mbi faqosjen e një materiali fotografik e të hedhë bazat e krijimit të një koncepti të thjeshtë editorial.

  • BËJ MASKËN TËNDE

    26.01.2018
      

    Të shkuara

    1 / 19

    Pjesëmarrës: Shkolla e Mesme Artistike ‘Prenkë Jakova’, Shkodër
    Mosha: 14–18 vjeç

    Karnavalet janë një traditë e hershme e qytetit të Shkodrës e cila përkujtohet çdo vit me një program aktivitetesh. Për t’ju bashkuar atmosferës të qytetit, nxënësit zbukuruan disa maska të dhuruara nga fabrika e maskave Venice Art Mask, duke përdorur kolazhe me fotografi nga koleksioni i Marubëve.

  • KOLAZHE ME FOTOGRAFI NGA KOLEKSIONI MARUBI

    31.01.2017
      

    Të shkuara

    1 / 13

    Mosha: 11–14 vjeç
    Pjesëmarrës: Shkolla 9-vjeçare 'Branko Kadia', Shkodër

    Një muze i mbushur me dashurinë e kartolinave të urimit që me shumë talent dhe kreativitet na u dhuruan nga eksploratorët e vegjël të arkivit Marubi.

  • MARUBI DEL NGA MUZEU

    31.01.2017
      

    Të shkuara

    1 / 16

    Pjesëmarrës: Shkolla 9-vjeçare ‘Liria’, Shkodër
    Mosha: 6–18 vjeç

    Për muzeun është e rëndësishme të gjejë metoda edukative që përmes trashëgimisë kulturore, i afrohen edhe komuniteteve që e kanë të pamundur aksesin në muze.

    Punëtoria është realizuar me nxënësit e komunitetit rom të shkollës 9-vjeçare ‘Liria’ në Shkodër duke iu ofruar atyre mundësinë për tu njohur me fondin arkivor e për të ndërtuar një fondali fotografik duke përdorur kolazhe të imazheve të arkivës e duke i dhënë ngjyrë me mjete të tilla si vizatimi, piktura apo skicat. Fondali si një homazh i punës fotografike të Marubëve, tek krijohet nga më të vegjëlit, synon të krijojë një vazhdimësi të punës së studios së dikurshme duke ndërgjegjësuar njëkohësisht edhe pjesëmarrësit ndaj kësaj trashëgimie.

  • MARUBI FANZINE

    Duke imagjinuar Dy Rrugët e Idromenos

    31.01.2017
      

    Të shkuara

    1 / 15

    Pjesëmarrës: Shkolla e Mesme Artistike ‘Prenkë Jakova’, Shkodër
    Mosha: 14–18 vjeç

    Nisur nga ekspozita ‘Dy Rrugët e Idromenos’, punëtoria nxiti pjesëmarrësit në krijimin e një libërthi fotografik (fanzine) me imazhe të ekspozitës. Prej tyre veçohen detaje, zmadhime e të ndërtohen kolazhe të ndryshme nga ku secili të mund të shprehë eksperiencën e tij mbi ekspozitën, të mësojë mbi faqosjen e një materiali fotografik e të hedhë bazat e krijimit të një koncepti të thjeshtë editorial.

  • ZBULO NJË FOTO, NDËRTO HISTORINË

    24.11.2016
      

    Të shkuara

    1 / 13

    Mosha: 11–15 vjeç
    Pjesëmarrës: Shkolla 9-vjeçare "Branko Kadia", Shkodër

    Përmes analizimit të imazhit fotografik, zbulohen detaje që informojnë mbi kontekstin historik dhe social kur është bërë fotografia, për të stimuluar kështu kuriozitetin dhe fantazinë lidhur me imazhet. Fëmijët pjesëmarrës u organizuan në grupe ku në bazë të disa pyetjeve të dhëna, ndërtuan një histori mbi fotografitë e përzgjedhura. Ky aktivitet synoi të nxisë në to aspektin kreativ në studimin më të detajshëm të imazheve.

  • LIBRI PËR NGJYROSJE “BARDH E ZI ME NGJYRA”

    29.09.2016
      

    Të shkuara

    1 / 20

    Mosha: 6–11 vjeç

    Kjo punëtori kishte si qëllim të njohë fëmijët me qytetin e tyre përmes imazheve të ofruara nga koleksioni Marubi, të nxiste në to kreativitetin dhe dëshirën “për t’i dhënë ngjyrë” e për të reintepretuar realitetin. Fëmijëve pjesëmarrës iu dha një kopje e librit e cila u ngjyros sipas fantazisë së secilit.