Punëtori
Past
Pjesëmarrës: Shkollat 9 –vjeçare ‘Ndoc Mazi’, ‘Martin Camaj’, ‘Dëshmorët e Prishtinës’ dhe Medreseja ‘Haxhi Sheh Shamia’, Shkodër
Mosha: 6-11 vjeç
Përmes konceptit të lojës së ‘gjuetisë së thesarit’, ky cikël punëtorish synon të zbulojë gjurmët e mbetura të historisë të qytetit duke u nisur nga fotografitë e atkohshme të Marubëve e pasardhësve të tyre.
Godina e monumente që i hasim në përditshmëri, por që tashmë kanë ndryshuar fizionomi e funksion, e më së shumti nuk kemi dijeni se çfarë gjurmësh e rëndësie mbartin ato për historinë tonë kombëtare.
Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me DRTK Shkodër.
Past
Pjesëmarrës: Shkolla 9- vjeçare ‘Ardian Klosi’, Tiranë
Mosha: 6-11 vjeç
Drejtuese të punëtorisë : Tea Çuni dhe Anisa Mano, bashkautore
Libri për ngjyrosje me imazhe të arkivit Marubi u realizua në bashkëpunim me CHwB Albania si rezultat i disa punëtorive me nxënës të liceve artistikë të Shkodrës, Tiranës dhe Durrësit.
Past
Pjesëmarrës: Shkollat 9-vjeçare "Salo Halili", "Martin Camaj", "Dituria”
Mosha: 6-11 vjeç
Drejtuese e punëtorisë: Tea Çuni, bashkëhartuese e lojës
Koleksioni ‘ E Ka Kush e Ka’ synon që nëpërmjet një seri libërthash dhe lojërash, të përfshijë fëmijë dhe të rritur në zbulimin dhe rizbulimin e trashëgimisë kulturore si një urë lidhëse me botën që na rrethon.
’Mos U Nxeh Shkodra’ gjurmon trashëgiminë kulturore të qytetit të Shkodrës përmes ndërtesave, ngjarjeve, personazheve, gjëegjëzave, poezive e këngëve në një rrugëtim plot të papritura e entuasiazëm i cili përcillet nga njohuritë e më të vegjëlve rreth kujtesës historike të qytetit.
Past
E lidhur me tematikën e ekspozitës së autorit Dedë Jakova, punëtoria përfshiu studentë e artistë të rinj në faqosjen e një libërthi fotografik (fanzine).
Past
Pjesëmarrēs: Shkolla 9-vjeçare “Branko Kadia”, Shkodër
Mosha: 6-11 vjeç
Krijimtaria e Dedë Jakovës, 'fotografi i rinisë', sjellë plot dashuri përmes kartolinave të më të vegjëlve.
Past
Pjesëmarrës: Universiteti ‘POLIS’, Tiranë
Mosha: mbi 18 vjeç
Nisur nga ekspozita ‘Një skedar apo ndoshta dy: mënyrat e fotografimit’ e artistit Armin Linke, punëtoria nxiti pjesëmarrësit në krijimin e një libërthi fotografik (fanzine) me imazhe të ekspozitës. Prej tyre veçohen detaje, zmadhime e të ndërtohen kolazhe të ndryshme nga ku secili të mund të shprehë eksperiencën e tij mbi ekspozitën, të mësojë mbi faqosjen e një materiali fotografik e të hedhë bazat e krijimit të një koncepti të thjeshtë editorial.
Past
Pjesëmarrës: Shkolla e mesme artistike ‘Prenkë Jakova’, Shkodër
Mosha: 14-18 vjeç
Nisur nga ekspozita ‘Fotografë të Juglindjes Shqiptare’, punëtoria nxiti pjesëmarrësit në krijimin e një libërthi fotografik (fanzine) me imazhe të ekspozitës. Prej tyre veçohen detaje, zmadhime e të ndërtohen kolazhe të ndryshme nga ku secili të mund të shprehë eksperiencën e tij mbi ekspozitën, të mësojë mbi faqosjen e një materiali fotografik e të hedhë bazat e krijimit të një koncepti të thjeshtë editorial.
Past
Mosha: 6–11 vjeç
Drejtuese e punëtorisë: Tea Çuni, bashkëhartuese e lojës
Koleksioni ‘ E Ka Kush e Ka’ synon që nëpërmjet një seri libërthash dhe lojërash, të përfshijë fëmijë dhe të rritur në zbulimin dhe rizbulimin e trashëgimisë kulturore si një urë lidhëse me botën që na rrethon.
’Mos U Nxeh Shkodra’ gjurmon trashëgiminë kulturore të qytetit të Shkodrës përmes ndërtesave, ngjarjeve, personazheve, gjëegjëzave, poezive e këngëve në një rrugëtim plot të papritura e entuasiazëm i cili përcillet nga njohuritë e më të vegjëlve rreth kujtesës historike të qytetit.
Past
Pjesëmarrës: Malteser Albania, Qendra Rinore ‘Arka’, Qendra Rinore ‘Asta’, Shkolla e mesme artistike ‘Prenkë Jakova’
Si pozonin personazhet e Marubit? Si visheshin, çfarë detajesh të tjera vëmë re në kompozimin e imazhit?
Punëtoria rimerr traditën e vjetër të fotografimit në studion e Marubëve duke e propozuar atë me personazhe të kohërave tona, po aq autentikë sa ata të Marubit.
Past
Pjesëmarrës: Shkolla 9-vjeçare ‘Miqësia’, Shkodër
Mosha: 6–11 vjeç
Pas vizitës së ekspozitës ‘Nadar. Mes Rregullave dhe tekave’, pjesëmarrësit punuan në grup për vizitamin e përshkrimin e portreteve të fotografëve Nadar duke i shoqëruar ata me detaje, ngjyra e fantazi.
Past
Mosha: 6–7 vjeç
Urimet më të bukura për Vitin e Ri të sjellura me fotografi nga arkivi Marubi, kolazhe me shumë ngjyra e fjalë të ngrohta, në kartolinat e vizitorëve tanë më kuriozë e të apasionuar.
Past
E hapur për publikun
Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, me fondalin lëvizës në qytet për të risjelluar aspektin më të hershëm të fotografisë të Marubëve: fotografimin në studio duke pozuar tek fondali në pikturë.
Past
Pjesëmarrës: Universiteti ‘POLIS’, Tiranë
Mosha: mbi 18 vjeç
Nisur nga ekspozita ‘Lookaftering’ e artistes Moira Ricci, punëtoria nxiti pjesëmarrësit në krijimin e një libërthi fotografik (fanzine) me imazhe të ekspozitës. Prej tyre veçohen detaje, zmadhime e të ndërtohen kolazhe të ndryshme nga ku secili të mund të shprehë eksperiencën e tij mbi ekspozitën, të mësojë mbi faqosjen e një materiali fotografik e të hedhë bazat e krijimit të një koncepti të thjeshtë editorial.
Past
Pjesëmarrës: Shkolla e Mesme Artistike ‘Prenkë Jakova’, Shkodër
Mosha: 14–18 vjeç
Karnavalet janë një traditë e hershme e qytetit të Shkodrës e cila përkujtohet çdo vit me një program aktivitetesh. Për t’ju bashkuar atmosferës të qytetit, nxënësit zbukuruan disa maska të dhuruara nga fabrika e maskave Venice Art Mask, duke përdorur kolazhe me fotografi nga koleksioni i Marubëve.
Past
Pjesëmarrës: Shkolla e Mesme Artistike ‘Prenkë Jakova’, Shkodër
Mosha: 14–18 vjeç
Nisur nga ekspozita ‘Dy Rrugët e Idromenos’, punëtoria nxiti pjesëmarrësit në krijimin e një libërthi fotografik (fanzine) me imazhe të ekspozitës. Prej tyre veçohen detaje, zmadhime e të ndërtohen kolazhe të ndryshme nga ku secili të mund të shprehë eksperiencën e tij mbi ekspozitën, të mësojë mbi faqosjen e një materiali fotografik e të hedhë bazat e krijimit të një koncepti të thjeshtë editorial.
Past
Pjesëmarrës: Shkolla 9-vjeçare ‘Liria’, Shkodër
Mosha: 6–18 vjeç
Për muzeun është e rëndësishme të gjejë metoda edukative që përmes trashëgimisë kulturore, i afrohen edhe komuniteteve që e kanë të pamundur aksesin në muze.
Punëtoria është realizuar me nxënësit e komunitetit rom të shkollës 9-vjeçare ‘Liria’ në Shkodër duke iu ofruar atyre mundësinë për tu njohur me fondin arkivor e për të ndërtuar një fondali fotografik duke përdorur kolazhe të imazheve të arkivës e duke i dhënë ngjyrë me mjete të tilla si vizatimi, piktura apo skicat. Fondali si një homazh i punës fotografike të Marubëve, tek krijohet nga më të vegjëlit, synon të krijojë një vazhdimësi të punës së studios së dikurshme duke ndërgjegjësuar njëkohësisht edhe pjesëmarrësit ndaj kësaj trashëgimie.
Past
Mosha: 11–14 vjeç
Një muze i mbushur me dashurinë e kartolinave të urimit që me shumë talent dhe kreativitet na u dhuruan nga eksploratorët e vegjël të arkivit Marubi.
Past
Mosha: 11–15 vjeç
Përmes analizimit të imazhit fotografik, zbulohen detaje që informojnë mbi kontekstin historik dhe social kur është bërë fotografia, për të stimuluar kështu kuriozitetin dhe fantazinë lidhur me imazhet. Fëmijët pjesëmarrës u organizuan në grupe ku në bazë të disa pyetjeve të dhëna, ndërtuan një histori mbi fotografitë e përzgjedhura. Ky aktivitet synoi të nxisë në to aspektin kreativ në studimin më të detajshëm të imazheve.
Past
Mosha: 6–11 vjeç
Kjo punëtori kishte si qëllim të njohë fëmijët me qytetin e tyre përmes imazheve të ofruara nga koleksioni Marubi, të nxiste në to kreativitetin dhe dëshirën “për t’i dhënë ngjyrë” e për të reintepretuar realitetin. Fëmijëve pjesëmarrës iu dha një kopje e librit e cila u ngjyros sipas fantazisë së secilit.