Në vëmendjen e shkollave që duan të vizitojnë Muzeun Marubi

schools.jpeg

Nisur nga numri i lartë i shkollave që kërkojnë të na vizitojnë e në kuadër të programit "Edukimi përmes kulturës", muzeu vizitohet pa pagesë, por është i detyrueshëm prenotimi paraprak i vizitës në adresën email info@marubi.gov.al ose në numrat e telefonit +355689071797 / +355 22 400 500, kjo për të shmangur vizita të njëkohshme të disa shkollave si dhe për të respektuar qetësinë e vizitorëve të tjerë.

Në momentin e vizitës duhet të paraqitet pranë recepsionit apo të dërgohet paraprakisht me email, një listë emërore nxënësish e printuar, e vulosur dhe e firmosur nga drejtori/-esha e shkollës.

Në mungesë të këtij dokumentacioni, shkolla mund të zhvillojë vizitë kundrejt pagesës së biletës sipas tarifave të paracaktuara.

Në mirëkuptimin tuaj, ju mirëpresim te Marubi.