Gratë nga Arkivi Marubi
–Fotografia u shpik zyrtarisht në vitin 1839. Që në vitin 1841 u hap studioja e parë fotografike në Europë në një papafingo në Londër. Pietro Marubbi (1834-1903) filloi biznesin e tij fotografik rreth vitit 1859 në Shkodër. Ai u pasua nga Kel Marubi (1870-1940) dhe Gegë Marubi (1907-1984). Historitë e tyre rrëfehen në ekspozitën e koleksionit permanent të muzeut. Marubët ishin një dinasti fotografësh meshkuj që punonin në studio, në një shoqëri si ajo shqiptare, që dominohej nga figurat mashkullore.
Sot është e qartë se në diskursin europian, historia e fotografisë ka lënë jashtë kontributin e grave si fotografe, por edhe si subjekte. Gratë shpesh liheshin mënjanë. Duke i vendosur ato në qendër të skenës, kjo ekspozitë ka si qëllim të përkujtojë rolin e gruas përmes imazhe të arkivit Marubi.
Disa nga femrat që shfaqen në fotografitë e Marubëve kishin një ndikim të jashtëzakonshme për kohën e tyre. Përmendim këtu Shaqe Çobën (1875-1954), gruan e parë intelektuale të qytetit të Shkodrës dhe aktiviste për lëvizjen e Pavarësisë kombëtare. Ndër të tjera në ekspozitë shfaqet edhe udhëtarja britanike që shkroi për Shqipërinë, Edith Durham (1863-1944), luftëtarja Tringë Smajli (1880-1917), Shote Galica (1895-1927), një figurë në zë e lëvizjes për Pavarësinë e Shqipërisë apo edhe këngëtarja Tefta Tashko-Koço (1910-1947).
Sido të jetë, kjo ekspozitë nuk na tregon vetëm historitë heroike të femrave të famshme, por na njeh edhe me figura të harruara. Gra anonime që jetuan në skajet të shoqërisë të marxhinalizuara, gra të varfëra që i ofroheshin meshkujve për para, gra që kishin bërë diçka të gabuar apo të tjera me fytyra të deformuara për arsye shëndetësore. Nuk ka shumë imazhe të tilla në arkivin Marubi, por nëse e studioni me vëmendje, do të mund t’i gjeni. Shpesh i injorojmë sepse zakonisht nuk ka pëlqen të ballafaqohemi me sikletin që ata ngjallin.
Ndërkohë edhe po mësojmë mbi disa gra të rëndësishme që qëndrojnë pas Marubëve: gratë e Pietro dhe Gegë Marubit, e ëma e Kel Marubit dhe Benardina, vajza e tij. Për pak kohë, edhe ajo punoi në studio si fotografe.
Ekspozita përfshin një numër fotografish të vendeve që vizitoheshin shpesh nga gratë. Në këtë mënyrë, portretet e tyre janë të shoqëruara me disa të dhëna rreth asaj që i rrethonte në jetën e përditshme.
Mediumet e përdorur janë të ndryshëm: xham negativë origjinalë dhe stereo fotografi, riprodhime moderne dhe një prezantim me slide në 5 ekranë. Xham negativët e vendosur në ekspozitorë paraqesin një lloj indeksi për riprodhimet moderne në mur dhe japin informacione të përgjithshme mbi ta. Prezantimi me slide në 5 ekranë na tregon ngjashmëritë mes grave në veshje, poza, shprehje të përkatësive fetare dhe shtresës socio-ekonomike.
Është falë arkivit Marubi që sot mund të takojmë gra të profileve të ndryshme.
Kreditë e ekspozitës
- Kuruar nga
Kim Knoppers
- Falenderime
Fondi Shqiptar i Zhvillimit