1. Hyrja në ekspozita është e mundur vetëm me blerjen e biletës pranë recepsionit ose online në www.mytickets.al
  2. Vizitorët mund të lenë sendet e tyre personale në hapësirën e raftave. Në çdo rast, Muzeu nuk është përgjegjës për humbjen apo vjedhjen e objekteve.
  3. Gjatë vizitës duhet të ruhet një qëndrim dhe sjellje e përshtatshme. Vizitori duhet gjithashtu të mbajë qetësi për të mos shqetësuar të tjerët.
  4. Para vizitës. karrocat e fëmijëve dhe valixhet duhen të vendosen në hapësirën e përcaktuar për to.
  5. Nuk lejohet pirja e duhanit, pijet dhe ushqimi në hapësirën muzeale. Në oborrin e brendshëm të muzeut lejohet konsumimi i ushqimeve dhe pirja e duhanit.
    
  6. Fëmijët nën moshën 14 vjeç duhet të shoqërohen nga prindërit ose edukatorët/mësuesit.
  7. E gjithë hapësira e muzeut ka mbulimi wi-fi.
    
  8. Vizitori paguan për dëmet që mund të shkaktojë gjatë vizitës në muze, siç parashikohet në ligj. 
    
  9. Është i lejuar fotografimi dhe filmimi i hapësirës muzeale, por fotografimi dhe filmimi për qëllime fitimprurëse lejohet vetëm me miratim të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore në përputhshmëri me nenin 101 të ligjit nr. 27/2018 "Per trashëgiminë kulturore dhe muzetë" .
  10. Në rast të kushteve të rrezikshme për sigurinë e vizitorit ose stafit të muzeut apo në kuadër të instalimit të ekspozitave të reja, hapësira e muzeut do të qëndrojë e mbyllur e në këtë rast vizitori do të njoftohet paraprakisht nga muzeu përmes komunikimit në faqen web e rrjete sociale.
  11. Pranë tavolinës së recepsionit gjendet një anketë lidhur me vizitën në muze. Plotësimi i saj do të ndihmonte në përmirësimin e cilësisë së shërbimit.
  12. Për çdo sugjerim apo ankesë që lidhet me muzeun, vizitori mund të na kontaktojë në info@marubi.gov.al