Politika e Privatësisë përcakton se si Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” (MKFM) përdor dhe përpunon të dhënat nga vizitorët, klientët dhe përdoruesit në faqen e internetit www.marubi.gov.al dhe në të gjitha rrjetet sociale zyrtare të muzeut.

MKFM mund ta ndryshojë këtë politikë herë pas here nëpërmjet azhornimeve në këtë faqe. Ju duhet ta kontrolloni rregullisht faqen në lidhje me sa më sipër.

MKFM angazhohet të sigurojë që privatësia juaj është e mbrojtur.
Ai operon në zbatim të ligjit Nr. 27/2018 “Për trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë” si dhe Ligjit Nr. 35/2016 “Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e tjera të lidhura me to”, duke respektuar të drejtat dhe privatësinë e individëve sipas Ligjit Nr. 9887 dt 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”

Mbrojtja e të dhënave bazohet në:
a) Përpunimin në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme;
b) Grumbullimin për qëllime specifike, të përcaktuara qartë, e legjitime dhe në përpunimin e tyre në përputhje me këto qëllime;
c) Numri limit të të dhënave, të cilat duhet të lidhen me qëllimin e përpunimit dhe të mos e tejkalojnë këtë qëllim;
ç) Saktësinë që të dhënat duhet të kenë dhe, kur është e nevojshme, duhet të përditësohen duke ndërmarrë çdo hap të arsyeshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin ata janë mbledhur apo për të cilin përpunohen më tej;
d) Mbajtjen në atë formë, që të lejojë identifikimin e subjekteve të të dhënave për një kohë, por jo më tepër sesa është e nevojshme për qëllimin, për të cilin ato janë grumbulluar ose përpunuar më tej.

Çdo person gëzon të drejtën për akses. Me kërkesë me shkrim, ai mund të marrë:

a) konfirmimin nëse të dhënat personale po i përpunohen ose jo, informacion për qëllimin e përpunimit, për kategoritë e të dhënave të përpunuara dhe për marrësit e kategoritë e marrësve, të cilëve u përhapen të dhënat personale;
b) në një formë të kuptueshme, të dhënat personale dhe informacionin e disponueshëm për burimin e tyre.

Kontrolluesi, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës, informon subjektin e të dhënave ose i shpjegon atij arsyet e mosdhënies së informacionit.
Çdo person, që pretendon se i janë shkelur të drejtat, liritë dhe interesat e ligjshëm për të dhënat personale, ka të drejtë të ankohet në të gjitha shkallët administrative.
Pas këtij ankimi, në përputhje me Kodin e Procedurës Civile, subjekti i të dhënave mund të ankohet në gjykatë.
Në rast se subjekti i të dhënave ka bërë ankesë, MKFM nuk ka të drejtë të ndryshojë të dhënat personale deri në dhënien e vendimit përfundimtar.

Kjo faqe interneti, e publikuar në marubi.gov.al dhe në nëndomaine të ndryshme (p.sh. http://mavimu.marubi.gov.al), përpilohet dhe azhornohet në mënyrë të vazhdueshme nga stafi i muzeut. Megjithatë serverat ku është ngritur faqja nuk janë nën zotërimin e MKFM, ndaj MKFM nuk ofron asnjë garanci se kjo faqe në internet është pa viruse, as se do të jetë e arritshme në çdo kohë ose se do të jetë gjithmonë në gjendje të përsosur pune.

Imazhet dhe tekstet jo-publike në këtë faqe mbrohen nga e drejta e autorit, me MKFM si zotërues i së drejtës së autorit të materialit fotografik dhe shkrimor. Fakti i thjeshtë që kjo faqe në internet përmban imazhe dhe tekste nuk do të thotë domosdoshmërisht se MKFM jep lirinë apo licencën për botimin, publikimin apo riprodhimin e tyre. Markat dhe logot e MKFM mbrohen sipas ligjit të markave tregtare kombëtare. Përdorimi i paautorizuar i këtyre markave dhe logove është i ndaluar.

Kjo politikë privatësie mbulon të gjitha produktet apo aktivitetet nën ombrellën e MKFM.

Nëse keni ndonjë pyetje ose paqartësi në lidhje me këtë politikë, ju lutemi përdorni informacionin e kontaktit në fund të këtij materiali.

TABELA E PËRMBAJTJES

→ Çfarë lloj informacioni mbledhim dhe përpunojmë?
→ Për çfarë i përdorim të dhënat tuaja personale?
→ Si i mbledhim të dhënat tuaja?
→ Informacioni nga palët e treta
→ Cilat janë arsyet ligjore për përpunimin e informacionit tuaj personal?
→ Dhënia e informacioneve shpjeguese për palët e treta
→ Si dhe kur mund të tërhiqni pëlqimin tuaj?
→ Për sa kohë ruhen informacionet tuaja personale nga ana jonë?
→ Cilat janë të drejtat tuaja sipas ligjeve për mbrojtjen e të dhënave?
→ Siguria
→ Cookies
→ Ndryshimi ose heqja e të dhënave tuaja personale
→ Na kontaktoni në lidhje me këtë politikë të privatësisë dhe detajet personale

  1. Çfarë lloj informacioni mbledhim dhe përpunojmë?

Kur jeni duke shfletuar faqen tonë të internetit

Ne mbledhim të dhëna duke përdorur Google Analytics që gjurmon sjelljen e vizitorëve tanë në faqen tonë të internetit e cila ofron një pasqyrë për mënyrat se si mund të përmirësojmë përdorshmërinë e faqes tonë. Ky informacion përdoret gjithashtu për rigjenerimin e fushatave reklamuese në mediat sociale (Facebook, Instagram, Youtube, Vimeo) dhe Google (Rrjeti i shfaqjes, Kërkimi, etj) si dhe përdoret për qëllime të raportimit të brendshëm. Google Analytics përdor cookies për të ndjekur këtë informacion, por Google Analytics ruan anonimatin në përputhje me GDPR (Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave). Duke mos pranuar cookie-t tona, të gjitha pjesët e faqes në internet do të qëndrojnë në dispozicionin tuaj, por detajet dhe sjellja juaj do të përjashtohen nga gjurmimi ose qëllimi siç nënvizohet më lart.

Listat e-mail

Në mënyrë që të regjistroheni në listën tonë të email-eve, ju duhet të jepni adresën tuaj të postës elektronike, emrin, mbiemrin, qytetin, vendin e banimit si dhe numrin e telefonit. Duke u regjistruar, si përmes faqes në internet të MKFM, përgjatë aktiviteteve apo gjatë vizitës në muze, ne regjistrojmë të dhënat tuaja pas konfirmimit nga ana juaj para se t'ju shtojmë në listën tonë të postës elektronike. Mund të vendosni preferencën tuaj për email-e në gjuhën angleze ose shqipe. Ju gjithashtu mund të çregjistroheni në çdo kohë. Opsioni për ta bërë këtë ndodhet në fund të çdo email-i që merrni nga ne. Duke u çregjistruar, ju tërhiqni informacionin vetëm për listën e postave elektronike specifike ku jeni pajtuar. Për një pasqyrë të plotë të pajtimeve tuaja dhe për të kërkuar heqje të të dhënave nga të gjitha databazat e muzeut, ju lutemi plotësoni formularin për të kërkuar ndryshimin ose heqjen e detajeve tuaja të ruajtura në MKFM.

Blerja e biletave online

Gjatë procedurës së blerjes së biletave online, mund t'ju kërkohet të jepni më shumë informacion duke përfshirë emrin tuaj, postën elektronike, adresën e faturimit dhe informacionin e pagesës. Myticket.al nuk menaxhohet nga MKFM, por si çdo partner i jashtëm i përfshirë, ato operojnë në përputhje me GDPR. Detajet e blerjes do të mbeten të ruajtura dhe të centralizuara në sistemin e tyre CRM dhe CMS.

Dorëzimi i materialeve tek MKFM

Kur na dërgoni materiale për ekspozita ose aktivitete të ngjashme, do t'ju kërkohet informacion në lidhje me përmbajtjen dhe autorësinë e materialit. MKFM do të ruajë materialet tuaja për qëllime kërkimore dhe herë pas here do të heqë materiale nga baza e të dhënave. Në rast se paraqitja e punës suaj nuk është relevante ose është e vjetëruar për t’u konsideruar nga MKFM, mos na kontaktoni për një zëvendësim, por dërgoni punën tuaj të fundit përkatëse për t’u shqyrtuar nga ne.

Vizita në hapësirat e ekspozitave

Kur vizitoni Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” ose vende të tjera ku MKFM mund të zhvillojë evente, imazhi juaj mund të përdoret për qëllime promovuese. Në rast se e gjeni veten të përfshirë në fotografi kundër vullnetit tuaj, mund të kërkoni heqjen e tyre duke përdorur mënyrën tonë të komunikimit nëpërmjet postës elektronike. MKFM do të tërheqë publikimin e atij imazhi dhe do të konfirmojë heqjen e skedarit origjinal për përdorim në të ardhmen.

  1. Për çfarë i përdorim të dhënat tuaja personale?

Ne përdorim të dhënat tuaja personale, duke përfshirë cilëndo nga të dhënat e renditura më sipër, për qëllimet në vijim:

MKFM kryesisht përdor email-in si metodën kryesore të komunikimit. Si standard, ne dërgojmë një buletin të rregullt i cili zakonisht përmban informacione në lidhje me ekspozitat, bisedat dhe ngjarjet tona aktuale dhe të ardhshme. Përmbajtja dhe faqosja e postave tona elektronike mund të ndryshojë dhe ju jeni të mirëpritur të azhornoni preferencat tuaja ose të çregjistroheni krejtësisht kur të dëshironi.

Të përgjithshme:

Ne përdorim të dhëna të ruajtura nga anëtarësimet, rezervimet apo vizitorët për të krijuar një profil të audiencave tona në mënyrë që në të ardhmen t'ju ofrojmë me email informacione dhe shërbime të përshtatura, të zhvillojmë produkte dhe shërbime të reja si dhe të rishikojmë e përmirësojmë produktet dhe shërbimet aktuale.

Faqja jonë e internetit mbledh disa informacione anonime rreth jush në mënyrë automatike ndërsa navigoni nëpër faqe. Ky informacion përdoret për të na ndihmuar të monitorojmë se si ju dhe vizitorët e tjerë e përdorin sitin, duke na lejuar të sigurojmë një shërbim të përmirësuar në të gjithë sitin.

Sistemi i sigurisë CCTV në MKFM është instaluar për sigurinë e vizitorëve dhe sigurinë e punëve të ekspozuara. Pamjet mbahen dhe ruhen përgjatë 28 ditëve pune dhe më pas fshihen në mënyrë automatike nga sistemi, përveç rasteve kur pamjet kërkohen për qëllime dëshmuese. Në këtë rast, është e mundur që MKFM t’ia vërë në dispozicion pamjet autoriteteve të tilla si policia e shtetit. Njerëzit e përfshirë do të informohen menjëherë nga MKFM lidhur me procedurën.

  1. Si i mbledhim të dhënat tuaja?

Ne mbledhim informacione të ndryshme për ju në disa mënyra:

Informacioni që ju vetë na jepni

Kur blini bileta, abonoheni në njoftimet automatike përmes e-mailit tonë, kërkoni material nga arkiva apo botimet tona, paraqiteni tek recepsioni për të kërkuar shërbime të ndryshme, lini përshtypjet tuaja në hapësirat e përcaktuara të rrjeteve sociale apo faqes web, apo bëni dhurime të arkivave tuaja fotografike personale, ne do të ruajmë informacionin personal që na jepni siç janë emri juaj, adresa e postës elektronike, adresa postare, numrin e telefonit dhe në raste të caktuara edhe detajet e kartës së identitetit.

Teknologjitë ose ndërveprimet e automatizuara

Ndërsa navigoni në faqen tonë të internetit, ne mund të mbledhim automatikisht të dhëna teknike në lidhje me pajisjet tuaja, mënyrat apo ndërfaqet e shfletimit. Ne i mbledhim këto të dhëna personale duke përdorur cookies dhe teknologji të tjera të ngjashme.

  1. Informacione nga palët e treta

Herë pas here marrim informacione për ju nga palët e treta siç përcaktohet më poshtë:

Ofruesit e analizave si Google

Rrjetet sociale dhe reklamuese të tilla si Facebook

Ofruesit e kërkimit të informacionit si Google AdWords

  1. Si dhe kur mund të tërhiqni pëlqimin tuaj?

Ne mbështetemi në pëlqimin tuaj për të përpunuar të dhënat tuaja personale, por nëse ju në çdo kohë dëshironi të ndryshoni ose hiqni të dhënat tuaja personale, mund ta bëni këtë duke na kontaktuar në adresën e postës tonë elektronike.

  1. Për sa kohë ruhet nga ne informacioni juaj personal?

Në varësi të nivelit të informacionit që kemi mbi ju dhe qëllimeve të mbajtjes së këtij informacioni, do të përcaktohet se për sa kohë do të ruhen të dhënat.

  1. Cilat janë të drejtat tuaja sipas ligjeve për mbrojtjen e të dhënave?

Më poshtë gjeni një listë të të drejtave që të gjithë individët kanë sipas ligjeve për mbrojtjen e të dhënave. Ato nuk zbatohen në të gjitha rrethanat. Nëse ju dëshironi të përdorni ndonjë prej tyre, ne do t'ju bëjmë me dije nëse janë të aplikueshme apo jo.

E drejta për tu informuar në lidhje me përpunimin e informacionit tuaj personal;

E drejta për të korrigjuar informacionin tuaj personal nëse është i pasaktë dhe për të plotësuar informacionin jo të plotë;

E drejta për të kundërshtuar përpunimin e informacionit tuaj personal;

E drejta për të kufizuar përpunimin e informacionit tuaj personal;

E drejta për të fshirë informacionin tuaj personal;

E drejta për të kërkuar qasje në informacionin tuaj personal dhe për të marrë informacion në lidhje me mënyrën se si ne e përpunojmë atë;

E drejta për të lëvizur, kopjuar ose transferuar informacionin tuaj personal

E drejta juaj për të kundërshtuar

Ju keni të drejtë të kundërshtoni për qëllime të caktuara në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja, veçanërisht për të dhënat e përpunuara për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë dhe për të dhënat e përpunuara për arsye të caktuara bazuar në interesat tona legjitime. Ju mund të na kontaktoni duke përdorur adresën tonë të postës elektronike.

Zakonisht nuk kërkohet asnjë tarifë

Ju nuk duhet të kryeni pagesën e ndonjë tarife për parë informacionin tuaj personal (ose për të ushtruar ndonjë nga të drejtat e tjera). Sidoqoftë, ne mund të kërkojmë një tarifë të arsyeshme nëse kërkesa juaj është qartësisht e pabazuar, e përsëritur ose e tepruar. Përndryshe, ne mund të refuzojmë të përmbushim kërkesën tuaj në këto rrethana.

Çfarë mund të na duhet nga ju?

Ndoshta do të duhet të kërkojmë informacione specifike nga ju për të na ndihmuar të konfirmojmë identitetin tuaj dhe të sigurojmë të drejtën tuaj për të hyrë në informacionin tuaj personal (ose për të ushtruar ndonjërën nga të drejtat tuaja të tjera). Kjo është një masë sigurie për të garantuar që informacioni personal të mos zbulohet për asnjë person që nuk ka të drejtë ta marrë atë. Ne gjithashtu mund t'ju kontaktojmë për t'ju kërkuar informacione të mëtejshme në lidhje me kërkesën tuaj për të shpejtuar përgjigjen tonë.

Afati kohor për tu përgjigjur

MKFM është me ligj e detyruar t'i përgjigjet dhe të zgjidhë të gjitha kërkesat legjitime brenda një muaji, duke filluar nga data kur kërkesa juaj është bërë përmes postës elektronike. Në rast se përgjigja jonë mund të marrë më shumë se një muaj kohë, ne do t'ju njoftojmë më përpara dhe do t'ju mbajmë të azhornuar.

  1. Siguria

Ne jemi të përkushtuar për të garantuar që informacioni juaj është i sigurt. Në mënyrë që të parandalojmë aksesin ose zbulimin e paautorizuar, ne kemi vendosur procedura të përshtatshme fizike, elektronike dhe të tjera për të ruajtur dhe siguruar informacionin që mbledhim në internet apo nëpërmjet mënyrave tjera të lartpërmendura.

  1. Cookie
    Cookie është një varg informacioni në tekst, që një faqe interneti e transferon në skedarin cookie të shfletuesit në memorien e kompjuterit tuaj, në mënyrë që faqja e internetit të kujtojë se kush jeni. Një cookie zakonisht përmban emrin e domeinit nga i cili ka ardhur cookie, 'jetëgjatësinë' e cookie dhe një vlerë, zakonisht një numër unik i krijuar në mënyrë të rastësishme.

Kjo faqe përdor lloje të ndryshme të cookies. Ne përdorim cookie të Preferencave dhe Statistikave.

Cookie-t e nevojshme ndihmojnë që një faqe interneti të jetë e përdorshme duke mundësuar funksione themelore si navigimi në faqe dhe hyrja në zonat e sigurta të faqes në internet. Faqja nuk mund të funksionojë si duhet pa këto cookies.

Cookie-t e Preferencave mundësojnë që një faqe në internet të mbajë mend informacion që ndryshon mënyrën e sjelljes ose pamjes së faqes, si gjuha juaj e preferuar ose rajoni ku ndodheni.

Cookie-t statistikore ndihmojnë administratorët e faqes të kuptojnë se si vizitorët ndërveprojnë me faqet e internetit duke mbledhur dhe raportuar informacion në mënyrë anonime.

Duke pranuar politikën tonë të cookie-s, ju bini dakord për përdorimin e këtyre informacioneve nga ana jonë.

Menaxhimi i cookies në shfletuesin tuaj

Shumica e shfletuesve të internetit ju lejojnë të kontrolloni cookies të ruajtura në kompjuterin tuaj përmes cilësimeve të shfletuesit tuaj. Ju mund të zgjidhni të hiqni ose bllokoni cookies në çdo kohë duke rregulluar cilësimet e shfletuesit tuaj, por në disa raste, kjo mund të ndikojë në përvojën tuaj në faqen tonë të internetit.

Për të mësuar më shumë rreth cookies, përfshirë mënyrën se si të shikoni se çfarë cookies janë ruajtur dhe si t'i menaxhoni ose fshini ato, vizitoni www.allaboutcookies.org

Kjo politikë privatësie hyn në zbatim që nga data 15 tetor 2020.

Për sa më sipër, na kontaktoni përmes email-it ose numrin tone të telefonit si vijon:

E-mail: info@marubi.gov.al
Tel: +355 22 400 500
Mob: +355 68 907 1797